Shkodër/ Operacioni 'Tempulli', pronari i lokalit kapet me kokainë, peshore dhe para! Policia arreston 44-vjeçarin

13 Shtator, 10:01| Përditesimi: 13 Shtator, 10:10

  • Share

Shkodër- Shiste doza kokaine në lokalin e tij, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari i dyshuar në Shkodër. Sekuestrohen edhe lëndë narkotike dhe sende materiale në cilësinë e provës.

Policia vendore njoftoi sot (13 Shtator) finalizimin e operacionit “Tempulli” nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.  

I arrestuari është B. S., 44 vjeç, banues në Shkodër.

“Gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza kokaine gati për shitje dhe materiale e para që dyshohet të jenë përfituar nga kjo veprimtari kriminale”, sqaroi policia vendore.

Gjithashtu u sekuestruan; doza kokaine që u gjetën në lokal, 1 peshore, 2 celularë dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale. 

Materialet e dosjes për këtë rast i kaluan Prokurorisë Shkodër, për të hetuar rrjetin e bashkëpunëtorëve të 44-vjeçarit të ndaluar.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?