Shkodër, ish-reparti ushtarak kthehet në strehë për qentë e rrugës! Veterineri: Do sterilizohen, qytetarët mund t'i adoptojnë!

13 Qershor, 17:14| Përditesimi: 13 Qershor, 17:29

  • Share

Qentë endacakë nuk do të jenë më problem në qytetin e Shkodrës, pasi një strehëzës provizore është ndërtuar në fshatin në Rrenc, nga Bashkia e qytetit. Kryebashkiaku Benet Beci tha që pritet që të nisë puna edhe për ndërtimin e strehëzës përfundimtare pranë ish repartit ushtarak.

“Do bëjmë një strehëz të re. Pjesa tranzitore ka shërbyer shumë mirë. Ndihet në qytet që ka rënë shqetësimi i qytetarëve”, tha Benet Beci, Kryetar Bashkia Shkodër.

Strehëza është e pajisur me kushtet e domosdoshme por edhe me mjekë veteriner të cilët do vijnë në shërbim të katërputroshëve.

“Janë plotësuar kushtet. Ka trajtim të rregullt për ta çdo ditë. Do vazhdojmë me mbledhjen deri në kapacietet e kësaj strehe. Do vazhdojmë me sterilizimet pa ndalim dhe sterilizim”, tha Sokol Malaj – Drejtor, Drejtoria e Bujqësisë Bashkia Shkodër.

Qentë endacakë ishin kthyer në rrezik për banorët dhe turistët në Shkodër për shumë vite, ndërkohë që vijon mbledhja e tyre. Dhe për të gjithë ata që i duan kafshët, strehëza mundëson dhe adoptimin e tyre.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?