Shkodër/ Digjen 2 makina! Ishin në përdorim nga agjenti i krimeve! Hijet që fshihen pas (EMRI)

30 Tetor, 11:18| Përditesimi: 30 Tetor, 12:44

  • Share

Shkoder- Dy makina u përfshinë nga flakët në orët e para të mëngjesit të 30 tetorit në qytetin e Shkodrës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, ku dy makinat në pronësi të Sabaudin Hoxhës, janë shkrumbuar totalisht nga flakët. Si pasojë e djegies së mjeteve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Report Tv mëson se mjetet ishin në pronësi të Sabaudin Hoxhës, por në përdorim të Ergys Lohja agjent krimesh në Shkodër dhe mendohet se shënjestra ka qenë pikërisht ai.

Në Shkodër efektivët e policisë prej disa vitesh janë në shënjestër të atentateve, vendosjes së lëndëve eksplozive dhe djegieve të mjeteve.

“Rreth orës 03:25, në lagjen "Kongresi i Përmetit", ka rënë zjarr në 2 automjete, tip "Benz ML" dhe "Kiron Ssanyong", në pronësi të shtetasit Sabaudin Hoxha.  Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Ergys Lohja nuk është një emër i panjohur. Në 14 mars të vitit 2019, Lohja është pezulluar nga nga posti si specialist i zonës në komisariatin e Shkodrës, pasi ka qenë në dijeni të një grupi fajdesh. Ndërsa, në 2022 u akuzua se favorizoi kultivimin e kanabisit në Velipojë.

S.B//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?