Shkodër/ Asgjësohen 2532 bimë dhe 23.5 kg kanabis, asnjë kultivues në pranga

1 Tetor, 13:19| Përditesimi: 1 Tetor, 13:41

  • Share

Shkodër-Vijon operacioni në kuadër të asgjësimit të parcelave me kanabis në qarkun e Shkodrës.

Policia informoi sot se në kuadër të megaoperacionit policor anti kanabis “Territor i pastër janë ka 2532 bimë kanabisi dhe 23.5 kg kanabis në proces tharjeje.

Konkretisht:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës në territorin e njësisë administrative Shllak asgjësuan 1115 bimë kanabisi, si dhe 23.5 kg kanabis (pjesë bimësh) në proces tharjeje; 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë asgjësuan 1118 bimë kanabisi;  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe në territorin e njësisë administrative Kastrat asgjësuan 122 bimë kanabisi;      

 Shërbimet e Statcionit të Policisë Fushë Arrëz në territorin e njësive administrative Fierzë dhe asgjësuan 177 bimë kanabisi.

Ende nuk dihet se kush janë autorët e kultivimit të bimëve narkotike.

Vijojnë hetimet për kapjen dhe identifikimin e tyre.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?