Shkelen rregullat antiCOVID, mijëra izraelitë në ceremoninë mortore të Rabinit

1 Shkurt 2021, 10:42| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 13:11

  • Share

Komuniteti hebraik ultra-ortodoks në Jeruzalemit ka shkelur edhe një herë masat kufizuese në vend. Mijëra persona morën pjesë në varrimin e një rabini të njohur, Meshulam Soloveitchik, i cili vdiq të Dielën në moshën 99 vjeçare. Rabini i ndjerë, ishte infektuar me COVID-19 së fundmi.  Ditët e fundit në vend janë shënuar përplasje të shumta midis policisë dhe anëtarëve ultra-fetarë për shkelje të përsëritura të rregulloreve anti-Covid. Ndërkohë që vendi është renditur ui pari për shkallën e vaksinimeve për 100 persona në botë.

Shkelja e rregullave fetare nuk janë diçka e re, pasi edhe në rastin e vdekjes së kryepeshkopit malazez u përsërit një skenë e ngjashme. Ku besimtarët ortodoksë madje puthën të ndjerin, duke shkaktuar një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve në vend.

Mes të cilëve ishte edhe patriarku i kishës ortodokse serbe Irinej, i cili humbi jetën pak më vonë i infektuar po ashtu me COVID-19. Ceremonia mortore e të cilit po ashtu mblodhi mijëra qytetarë në sheshin qendror të qytetit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?