Shkatërroi Crotone-n, Milan rikthehet në krye! Tottenham fiton pas 3 humbjesh radhazi

7 Shkurt 2021, 16:54| Përditesimi: 7 Shkurt 2021, 16:56

  • Share

Milan është rikthyer të komandojë Seria A, pasi për këtë ka shkatërruar me rezultatin e thëll 4-0 Crotone-n. ‘Djalli’ në San Siro nuk është kursyer duke e nisur serinë e golave që në minutën e 30. Ibrahimovic mori një asist perfekt nga Leao për të dërguar topin në rrjetë. Me fillimin e pjesës së dytë do të ishte sërish suedezi që do të dyfishonte.

Më tej një ‘dopietë’ e Ante Rebic do të vuloste shifrat përfundimtare të takimit. Me këtë fitore, pas 21 javësh kampionat, ‘djalli’ është ngjitur në vendin e parë me 49 pikë, 2 më shumë se Interi ndjekës dhe 7 më shumë se Juventusi, por bardhezinjtë kanë një ndeshje më pak.

Ndërkohë në Premier League Tottenham-i i Jose Mourinho-s është rikthyer te fitoret pas 3 humbjesh radhazi. Londinezët kanë mposhtur sot me rezultatin 2-0 Ëest Brom në shtëpi, falë golave të realizuar në pjesën e dytë nga Harry Kane dhe koreano-jugori Soon.

Më këtë fitore ‘spursat’ ngjiten në vendin e shtatë, 4 pikë larg vendit të fundit që të dërgon në Champions League.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?