Kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Shfuqizimi i dispozitave për Komisionet Hetimore, Bardhi: Mazhoranca e ka bërë rregull shkeljen e Kushtetutës! Është asgjësuar institucioni i Presidentit

10 Korrik, 13:31| Përditesimi: 10 Korrik, 13:39

  • Share

Gjykata Kushtetuese shfuqëzoi dje (9 korrik) disa dispozita në Ligjin për Komisionin Hetimor.

Lidhur me këtë vendim të GJK, ka reaguar kreu i grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, i cili me një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se dispozitat ishin kundërshtuar nga opozita që në fillim, ndërsa shtoi se në Shqipëri është asgjësuar institucioni i Presidentit të Republikës.

“Mazhoranca socialiste e ka bërë tashmë rregull shkeljen e Kushtetutës dhe tentativën për ti mbyllur çdo hapësirë opozitës. Ky vendim i djeshëm i Gjykatës Kushtetutese na provoi edhe atë që prej kohësh kemi thënë me zë të lartë: Në Shqipëri është asgjësuar institucioni i Presidentit të Republikës. Në kulmin e një krize parlamentare, Presidenti i Republikës u ftua të luante rolin e tij kushtetutës, të mos shpallte një ligj antikushtetutes dhe antidemokratik, që synonte të asgjesonte opozitën, duke i dhënë kështu shansin palëve politike të gjenin një zgjidhje për krizën parlamentare dhe jo të thellonin këtë krizë me veprime antikushtetuese të mazhorancës. Por Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në vend që ti qëndronte besnik betimit për të respektuar Kushtetutën, zgjodhi ti qëndronte besnik betimit për të shërbyer si një ushtar i Edi Ramës. Fatmirësishëm, edhe në këtë rast, keqpërdorimi i Presidentit të Republikës, ishte i përkohshëm dhe pa asnjë vlerë”, tha ai.

Bardhi bënë me dije edhe konstatimet nga ana e Gjyktës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese, konstatoi: Njëzëri, papajtueshmërinë me Kushtetutën të nenit 4 të ligjit nr. 106/2023, që lidhet me nismën për krijimin e komisionit hetimor. Me shumicë votash, papajtueshmërinë me Kushtetutën të përmbajtjes së nenit 7 të ligjit nr. 106/2023, që parashikon vendimin e ndërmjetëm për marrjen e provave.  Me shumicë votash, papajtueshmërinë me Kushtetutën të nenit 9 të ligjit nr. 106/2023, që lidhen, përkatësisht, me marrjen e lejes nga prokuroria dhe gjykata për pyetjen e dëshmitarëve, si dhe me të drejtën e dëshmitarit për të refuzuar të dëshmojë.  Me shumicë votash, interpretimin pajtues të nenit 6, pika 3, shkronjat “c” dhe “d”, të ligjit nr. 106/2023, në lidhje me marrjen e provave pa pjesëmarrjen e publikut, pasi konstatoi se kjo dispozitë jep disa rezultate në varësi të metodave të interpretimit, ndaj Gjykata përzgjodhi atë rezultat që është i pajtueshëm me normat kushtetuese”, shkruan ai.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë: