Programacion

E Diel
22
Maj
E Hënë
23
Maj
E Martë
24
Maj
E Mërkurë
25
Maj
E Enjte
26
Maj
E Premte
27
Maj
E Shtunë
28
Maj
E Diel
29
Maj
E Hënë
30
Maj
E Martë
31
Maj

Foto ilustruese

Kronikë

"Pse më shikon?" Sherr në lavazh në Bulqizë, katër të rinj rrahin me shkopinj druri pronarin dhe një 25-vjeçar! 2 në pranga, 2 në kërkim

13 Maj, 09:14| Përditesimi: 13 Maj, 09:28

Katër të rinj kanë rrahur pronarin e një lavazhi në Bulqizë duke përdorur sende të forta. Ata shkuan në ambientet e lavazhit dhe u konfliktuan për motive të dobëta me pronarin e identifikuar me inicialet E.T., 34 vjeç, të cilin e goditën me shkopinj druri. Ngjarja ndodhi në lavazhin në lagjen "Gjeologu" ndërsa në lavazh ishte edhe një 25-vjeçar, i identifikuar si D.T., i cili pësoi dëmtime në trup nga konflikti.

Të dy u dërguan me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sherri nisi për arsye banale sepse njëri prej tyre pyeti "Pse më shikon?"

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga dy të rinj, të identifikuar si Besjan Çoku, 26 vjeç dhe Mirjan Prethi, 27 vjeç dhe janë shpallur në kërkim Drilon Çoku, 29 vjeç dhe Silvester Cami, 26 vjeç. Pas mbërritjes së shërbimeve të policisë në vendin e ngjarjes kanë arritur të largohen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?