Ambulancë greke

Sherr mes shqiptarësh në Greqi, 42 vjeçari qëllon me pushkë deti bashkëatdhetarin

24 Tetor, 10:10| Përditesimi: 24 Tetor, 11:14

  • Share

Greqi- Një ngjarje e rëndë është shënuar mes dy shqiptarëve në Greqi, nga e cila mbetën të dy të plagosur.

Ngarja ka ndodhur të dielën e 20 tetorit në ishullin Kos.

Raportohet se një 42 vjeçar ka qëlluar me pushkë deti një 35 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime të lehta. Nga ana tjetër edhe ky i fundit ka goditur 42-vjeçarin në kokë, duke e plagosur më rëndë.

Ende nuk dihen arsyet e sherrit mes 42-vjeçarit dhe një 35-vjeçarit. Pas përplasjes të dy u dërguan në spitalin e ishullit, raporton prothotema.gr.

Ndërsa më pas ata u arrestuan nga Policia e Sigurimit, e cila ndaj të dyve ka ngritur kallëzim për lëndim të rrezikshëm trupor, ndërsa ka konfiskuar edhe pushkën e detit më shtizë të gjetur në vendin e sherrit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?