Foto ilustruese

Shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve do e bëjë shteti, Konfindustria: duhet të hiqet tarifa, kosto për qytetarët

14 Qershor, 11:15| Përditesimi: 14 Qershor, 11:17

  • Share

Me përfundimin e afatit të koncesionit të Markimit dhe Monitorimit të karburanteve ky shërbim do të kalojë nën përgjegjësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Konfindustria thotë se mbështet vendimin e qeverisë për të mos i zgjatur më tej afatin këtij koncesioni. Sipas Konfindustrisë duhet të hiqe tarifa 2 lekë për çdo litër naftë, me argumentin se rëndon qytetarët pasi rrit çmimin e karburantit.

Më tej në njoftim ata thonë se koncesioni 11 vjeçar i ngjyrosjes së karburanteve i ka kushtuar mbi 60 milionë euro qytetarëve dhe bizneseve shqiptare, edhe pse nuk ka ndikuar në uljen e sasisë së karburantit kontrabandë që ka hyrë në vend.

"Konfindustria mbështet vendimn e ekzekutivit për mos përtëritjen e koncesionit “të ngjyrosjes së karburanteve” dhe marrjen në zotërim shtetëror të aktivitetit. Gjithashtu, Konfindustria kërkon, heqjen e plotë të tarifës në fjalë dhe marrjen e masave të përcjelljes në uljen e cmimit fundor të karburanteve. Shqipëria ka ndër cmimet më të larta të karburanteve në Europë dhe ngarkesa fiskale e rëndë përbën pjesë të rëndësishme.

Konfindustria vlerëson, se koncesioni 11 vjecar i ngjyrosjes së karburanteve i ka kushtuar mbi 60 milionë euro qytetarëve dhe bizneseve shqiptare, duke rënduar cmimin fundor të shtijes, pa asnjë përfitim të prekshëm ekonomik. Fakti, që sasia e karburantit kontrabandë në vend është e lartë tregon, që qëllimi i dënjes së koncësionit në fjalë nuk është arritur. Tregues është kapja e njëpasnjëshme e anijeve me kontrabandë të karburanteve një pjesë e madhe e të cilëve edhe nga vende nën embargo si Rusia, Irani,Libia, etj", thuhet në njoftim.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?