Sociale

Shërbim dentar në shkolla falas për fëmijët nga 6 deri në 14 vjeç! Nxënësi: Po pastroj gurëzat, ul shpenzimet e familjes

28 Shtator 2022, 16:54| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 17:19

  • Share

Danieli, ka kontrollin e radhës të dhëmbëve. Gjendja është e mirë, por ka nevojë për një pastrim për gurëzat.  Ai thotë se shërbimi dentar falas në shkolla ka ulur këtë shpenzim për familjen e tij.

“Unë jam Danjel Disha. Jam 14 vjeç dhe jam në klasë të  nëntë. Shërbimi është shumë I mirë. Kam bërë pastrimin e dhëmbëve dhe gjendja është shumë e mirë. Nuk kam bërë vizita në privat. Vetëm këtu. Prindërit e mi janë dakord dhe të lumtur që ofrohet ky shërbim. I kisha shumë mirë dhëmbët, por do lë një orar për pastrim”.

Stomatologia e shkollës “Mihal Grameno” në Tiranë, Dorina Gegprifti thotë për report tv  se me krijimin e klinikës i mëshohet faktit që të parandalojnë dëmtimin e dhëmbëve, por edhe kurimit të tyre.

“Është një klinikë me kushte bashkëkohore. Është ambient i formuar së fundmi dhe është Project në 10 shkolla. Ambienti është shumë i dashur për ta dhe ardhja këtu është pa frikë. Kontrollet rutinë bëhen dy vit. Debistimi ka qenë gjithmonë. I është mësuar më parë debistimi, dhe profilaksia, florizimi.. Përveç kontrollit rutinë, florizimit dhe sixhilimit do të bëhet dhe mjekimi i dhëmbëve të fëmijëve.

Në institucionet arsimore, kontrolli i dhëmbëve, ofrohet për fëmijët nga 6 deri në 14 vjeç, por stomatologia thotë që kontrollet të nisin që me daljen e dhëmbit të parë.

“Përveç shëndetit, përfaqëson dhe bukurinë. I mëshohet fort Faktit që të bëhen vizita dy herë në vit. I mëshohet faktit të parandalimit dhe higjienës së gojës. Larjes së dhëmbëve dy herë në ditë nga 3 minuta. Fillit dentar dhe një djetë e mirë ushqimore. Ne e kemi nga mosha 6 deri në 14 vjeç. Vizita e parë duhet të bëhet që në momentin që del dhëmbi I parë. Është mirë që fëmija të shkojë tek stomatologu dhe ti bëhet si lojë”, tha dentistja.

Përveç larjes së dhëmbëve 2 herë në ditë me nga 3 minuta, për dhëmbë të shëndetshme sugjerohet që të bëhen kontrolle çdo 6 muaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liku: 28/09/2022 18:45

    Shume mire qe kontrollohen po jo me studente qe akoma mesojne per te bere praktiken

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?