Sociale

Shembull italian te Universiteti Bujqësor, mësim jashtë auditorëve

1 Dhjetor 2021, 22:45| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 22:54

  • Share

TIRANË- “Mësim në terren dhe jashtë kornizave të auditorëve”, është ajo që universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim më atë të Durrësit, Korcës e Vlorës pritet të realizojë, duke futur një kulturë të re mësimdhënieje. Duke përfituar nga ekspertiza e dy universiteteve në Bari të Italisë, rektori i Universitetit Bujqësor Fatbardh Sallaku sqaroi se modeli i ri shihet edhe si një mënyrë për të ndalur largimet e të rinjve.

"Asnjë universitet s’mund të jetë i dobishëm nëse nuk e demonstron që është i dobishëm për shoqërinë. Universiteti i së ardhmes duhet të devijohet nga një universitet i bazuar në mësimdhënie në universitet prodhimi. Start up-et... të filloni vetë modelin e biznesit. Universiteti është këtu për të ju treguar se si bëhet", u shpreh Sallaku.

Teodoro Miano përfaqësues i Universitetit“ Aldo Moro”në Barisolli eksperiencën italiane në këtë fushë, duke folur edhe për efektet pozitive që do të ketë.

"Duke transferuar teknologjitë dhe metodologjitë në Universitetetdo të arrijmë:  Ndërveprim në me sistemin ekonomik dhe social. Promovimin e punës së të rinjëve dhe kategorive vulnerabël në sektorin bujqësor dhe ushqimor përmes krijimit të bizneseve fillestare  kërkimit shkencor;  Ndaklimin e emigrimit të të rinjëve dhe vazhdimsinë brez pas brezi të sipërmarrësve të vegjël bujqësorë Të ftojmë të rinjtë të rinisin të ardhmen e tyre në vendin ku kanë lindur në mënyrë që jeta në Shqipëri të ketë sërish shpresë dhe besim tek prodhimet cilësore në përputhje me standardet europiane", tha ai.

Me mbështetjen e ambasadës Italiane dhe AZHBR, deri më tani janë investuar 4 inkubatorë për prodhimin e produkteve bujqësore, ku shumë studentë mund të praktikojnë njohuritë e marra në shkollë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?