Donald Trump gjatë një mitingu, foto arkiv

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

13 Tetor, 23:07| Përditesimi: 13 Tetor, 23:14

  • Share

SHBA- Një tjetër atentat i dyshuar në përgatitje ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump është shmangur në SHBA.

Një person i armatosur është arrestuar në Kaliforni, pasi thuhet se tentoi të hynte në mitingun ku do të fliste Donald Trump.

Arrestimi u bë të shtunën në Coachella, por u njoftua një ditë më pas. Sherifi lokal tha në një deklaratë se mund të jetë parandaluar një tjetër atentat ndaj ish-presidentit, raporton BBC.

I arrestuari quhet Vem Miller dhe besohet të jetë anëtar i një organizate antiqeveritare të ekstremit të djathtë, që sipas sherifit, po planifikonte të vriste Trump, por rrethanat dhe detajet janë ende të rezervuara nga autoritetet.

Sipas informacioneve të para, ai kishte me vete një armë dhe një karikator, si dhe karta identiteti false për gazetarët dhe për zonën e spektatorëve VIP. Burri u pa nga policia lokale dhe jo nga siguria e Trump, në një pikë kontrolli rreth 1 kilometër nga vendi i fjalimit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 14/10/2024 07:30

    Shpresa vdes e fundit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?