Foto nga Kongresi në SHBA

SHBA/ Arrihet marrëveshja në kongres, 900 miliardë dollarë paketa financiare ndihmëse për qytetarët dhe bizneset

21 Dhjetor 2020, 09:44| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 09:51

  • Share

SHBA- Udhëheqësit republikan dhe demokrat në kongresin amerikan kanë arritur të miratojnë një paketë prej 900 miliardë dollarësh për të forcuar ekonominë amerikane gjatë kësaj periudhe të vështirë pandemike në të cilën ndodhet vendi.

Kjo paket ndihmëse është paketa e dytë me e madhe financiare në historinë e vendit.

Paketa ekonomike, konsiston në ndihmën ekonomike të familjeve në nevojë, bizneseve të vogla dhe punonjësit e shëndetësisë deri më 30 shtator.

Ajo parashikon 600 dollarë për individët, ajo do të rrisë pagesat e të papunëve me 300 dollarë në javë dhe do të sigurojë ndihmë për bizneset e vogla.

Komentet e tyre vijnë pas përpjekjeve që kanë vazhduar për rreth 9 muaj. "Më në fund mund të raportojmë atë që vendi ynë kishte dashur ta dëgjonte prej një kohe shumë të gjatë: Ndihma e re po vjen," tha kreu i shumicës republikane të Senatit, Mitch McConnell të dielën mbrëma.

Përmes marrëveshjes paketa e re financiare ka arritur të miratohet në Kongres. Ajo ditën e sotme pritet të miratohet në senat e më pas të firmoset nga president Donald Trump i cili prej kohës ka kërkuar një ndihmë financiare për qytetarët e Amerikës siç ka konfirmuar edhe Shtëpia e Bardhë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?