Trofeu i Superligës

Sezoni i ri i futbollit në vend/ Polemikat s'pijnë ujë, sezoni i ri i Superligës sërish me 'final-four'

9 Korrik, 15:52| Përditesimi: 9 Korrik, 15:57

  • Share

Janë përcaktuar sot datat e fillimit të sezonit të ri në të gjithë kategoritë e futbollit në vend ku bie në sy se Superliga do nisë me 18 gusht, ndërsa sezoni do përfundojë më 1 maj.

Ajo që bën më shumë përshtypje dhe që pritej të ndryshohej për shkak të shumë polemikave të ekspertëve dhe tifozëve, është se edhe këtë sezon fituesi në futbollin e djemve dhe vajzave do vendoset me formulën e ‘final-four’. Katër ndeshje që në Superligën e djemve do luhen nga datat 9-17 maj.

Datat e të gjithë kampionateve.

Kampionati Kategoria Superiore të fillojë më datë 18.08.2024 dhe të mbarojë në datën 01.05.2025;

Faza “Final Four” e kampionatit Kategoria Superiore të fillojë më datë 09.05.2025 dhe të mbarojë në datën 17.05.2025;

Superkupa e Shqiperisë të zhvillohet në datën 26.12.2024;

Kupa e Shqiperisë të fillojë më datë 25.09.2024 dhe të mbarojë në datën 04.05.2025;

Kampionati i Kategorisë së Parë të fillojë më datë 24.08.2024 dhe të mbarojë në datën 19.04.2025;

Kampionati i Kategorisë së Dytë të fillojë më datë  21.09.2024 dhe të mbarojë në datën 06.04.2025;

Kampionati i Kategorisë së Tretë të fillojë më datë  20.10.2024 dhe të mbarojë në datën 06.04.2025;

Kampionati i Vajzave të fillojë më datë 28.09.2024 dhe të mbarojë në datën 26.04.2025;

Faza “Final Four” e kampionatit të vajzave të fillojë më datë 04.05.2025 dhe të mbarojë në datën 18.05.2025;

Kampionati i U-21 Superiore të fillojë më datë 02.10.2024 dhe të mbarojë në datën 25.04.2025;

Kampionati U-19 Superiore të fillojë më datë 01.09.2024 dhe të mbarojë në datën 20.04.2025;

Kampionati U-18 Superiore të fillojë më datë 01.09.2024 dhe të mbarojë në datën 20.04.2025;

Kampionati U-17 Superiore të fillojë më datë 01.09.2024 dhe të mbarojë në datën 20.04.2025;

Kampionati U-16 Superiore të fillojë më datë 15.09.2024 dhe të mbarojë në datën 10.05.2025;

Kampionati U-15 Superiore të fillojë më datë 15.09.2024 dhe të mbarojë në datën 10.05.2025;

Kampionati U-14 Superiore të fillojë më datë 15.09.2024 dhe të mbarojë në datën 10.05.2025;

Kampionati U-13 Superiore të fillojë më datë 01.09.2024 dhe të mbarojë në datën 20.04.2025;

Kampionati Kategoria e Parë U-19 të fillojë më datë 08.09.2024 dhe të mbarojë në datën 13.04.2025;

Kampionati Kategoria e Parë U-17 të fillojë më datë 08.09.2024 dhe të mbarojë në datën 13.04.2025;

Kampionati Kategoria e Parë U-16 të fillojë më datë 22.09.2024 dhe të mbarojë në datën 17.05.2025;

Kampionati Kategoria e Parë U-15 të fillojë më datë 22.09.2024 dhe të mbarojë në datën 17.05.2025;

Kampionati Kategoria e Parë U-14 të fillojë më datë 22.09.2024 dhe të mbarojë në datën 17.05.2025;

Kampionati Kategoria e Parë U-13 të fillojë më datë 22.09.2024 dhe të mbarojë në datën 17.05.2025;

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë: