Serie A/ Lecce fiton dhe i bën presion Interit në krye të renditjes, paqe mes Salernitanës dhe Frosinones! Shkëlqejnë legjionarët (GOLAT)

22 Shtator 2023, 22:59| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 11:15

  • Share

ITALI - Seria A e futbollit filloi javën e pestë. Këtë të premte në program ishin dy duele. Në 18:30 Salernitana dhe Frosinone barazuan 1-1, ndërsa në 20:45 Lecce fitoi 1-0 me Genoan, falë golit të Oudin në minutën e 83. Pas tri pikëve, puliezët kërcënojnë Interin që kryeson kampionatin.

Në stadiumin "Arechi" në Salerno, Salernitana dhe Frosinone barazuan 1-1. Ndeshja u zhbllokua nga Romagnoli në minutën e 12-të të ndeshjes, teksa barazoi Cabral për vendasit në të 52 minutë. Për Frosinonen në minutën e 77 u fut në fushë edhe Marvin Çuni, sulmuesi shqiptar i Kombëtares U-21.

Në "via del Mare", Lecce fitoi 1-0 me Genoan. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Oudin në minutën e 83 të ndeshjes. Skuadra e Lecces tanimë shkon në kuotën e 11 pikëve për vendin e dytë në kampionat, një më pak se Interi kryesues (një ndeshje më pak). Për Leccen në fushë luajti 90 minuta edhe Ylber Ramadani, që u vlerësua me notën 7,3.

 

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?