Festa e Napolit pas golit të dytë

Napoli mund pastër Monzën dhe merr kreun e Serie A! Lazio ul me 'këmbë në tokë' Torinon, e mposht 2-3! Roma përmbys Venezian

29 Shtator, 22:46| Përditesimi: 29 Shtator, 22:47

  • Share

Serie A e futbollit në Itali është në raundin e gjashtë. Kjo e diel nisi në orën 12:30, aty ku Lazio fitoi 2-3 në udhëtim me Torinon. Në 15:00 Roma fitoi me përmbysje 2-1 kundër Venezias. Ndërkohë në mbrëmje Napoli fitoi 2-0 kundër Monzës për të marrë kreun. Empoli dhe Fiorentina barazuan 0-0, ku për vendasit Ismajli ishte ndër më të mirët në fushë.

Napoli është kryesues në Serie A. Në 'Maradona' djemtë e Antonio Contes fituan 2-0 kundër Monzës dhe do gdhihen të parët deri në javën e shtatë. Politano dhe Kvaratskhelia në pjesën e parë (22', 33') i dhanë tri pikë vendasve. Tanimë Napoli me 13 pikë prin tabelën, duke lënë pas Juventusin.

Në 'Olimpicon' e Torinos, vendasit u mposhtën 2-3 nga Lazio. Miqtë kaluan në epërsi me golin e Guendouzi në minutën e tetë, për të gjetur edhe të dytin me Dia në të 60'. Adams në të 67 minutë shkurtoi për 1-2, por shpresën e vendasve për një pikë e shoi Noslin në minutën e 89-të. Ndërkohë kishte vende edhe për Coco që i dërgoi shifrat finale në 2-3.

Shkarkimi i De Rossit duket se ka dhënë rezultat, me Romën që përmbysi 2-1 Venezian në 'Olimpico'. Fundi i pjesës së parë ishte dramatik për Romën e Ivan Juric, që pësoi gol nga Pohjanpalo në minutën e 44. Fraksioni i dytë nisi me Romën kërkuese, që shënoi me Cristanten një gol të bukur nga jashtë zone, kjo edhe falë një devijimi.

Deçizive minuta e 83. Pas një krosimi të Paredes nga këndi, 20-vjeçari Pisilli goditi me kokë nga brenda zone duke e ndalur sferën në rrjetë. Goli i parë për djaloshin e ri në Serie A, ndërsa kjo datë do e shoqërojë gjithë jetën. Dy fitore radhazi për Romën me Juric në stol, ndërkohë që ekipi me nëntë pikë mban vendin e nëntë.

Serie A, raundi 6:

E diel, 29 shtator 2024

12:30 Torino 2-3 Lazio

15:00 Roma 2-1 Venezia

15:00 Como 3-2 Verona

18:00 Empoli 0-0 Fiorentina

20:45 Napoli 2-0 Monza

Renditja:

Ora 22:41
Napoli merr kreun e Serie A, fiton 2-0 kundër Monzës


Napoli është kryesues në Serie A. Në 'Maradona' djemtë e Antonio Contes fituan 2-0 kundër Monzës dhe do gdhihen të parët deri në javën e shtatë. Politano dhe Kvaratskhelia në pjesën e parë (22', 33') i dhanë tri pikë vendasve. Tanimë Napoli me 13 pikë prin tabelën, duke lënë pas Juventusin.

Ora 17:05
VIDEO/ Përmbysja 2-1 kundër Venezias, talenti 20-vjeçar i jep tri pikë Romës me golin e parë në Serie A

1727623012_asroma.JPG


Shkarkimi i De Rossit duket se ka dhënë rezultat, me Romën që përmbysi 2-1 Venezian në 'Olimpico'. Fundi i pjesës së parë ishte dramatik për Romën e Ivan Juric, që pësoi gol nga Pohjanpalo në minutën e 44. Fraksioni i dytë nisi me Romën kërkuese, që shënoi me Cristanten një gol të bukur nga jashtë zone, kjo edhe falë një devijimi.

Deçizive minuta e 83. Pas një krosimi të Paredes nga këndi, 20-vjeçari Pisilli goditi me kokë nga brenda zone duke e ndalur sferën në rrjetë. Goli i parë për djaloshin e ri në Serie A, ndërsa kjo datë do e shoqërojë gjithë jetën. Dy fitore radhazi për Romën me Juric në stol, ndërkohë që ekipi me nëntë pikë mban vendin e nëntë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?