Venezia 0-1 Torino, Mërgim Vojvoda me topin në zotërim

Serie A/ Interi 'poker' 4-0 Atalantës për kreun e tabelës, Gjimshiti i pafat! Torino mposht 0-1 Venezian në fund

30 Gusht, 20:41| Përditesimi: 30 Gusht, 22:46

  • Share

Serie A e futbollit ka nisur këtë të premte me raundin e tretë. Në 18:30 Venezia u mposht në shtëpi nga Torino 0-1. Ndërkohë në 20:45 Interi mundi pastër 4-0 Atalantën në "Giuseppe Meazza", duke marrë kreun e renditjes. Berat Gjimshiti në këtë duel shënoi autogol pas katër minutash.

Në "Pierluigi Penzo", Venezia u mposht 0-1 nga Torino. Duhej një gol me kokë nga Coco në minutën e 86-të që "Granata" të dilte me tri pikë nga udhëtimi, për fitoren e dytë në tre javët e sezonit të ri. Te Torino nga minuta e parë në fushë ishte Mërgim Vojvoda.

Në "Giuseppe Meazza", Interi u treguar i pamëshirshëm duke mundur 4-0 Atalantën për raundin e tretë në Serie A. Dueli mes dy skuadrave zikaltër nuk ka pasur histori, me ndeshjen që u zhbllokua që në minutën e katërt.

Ishte Thuram që detyroi Berat Gjimshitin të shënonte autogol dhe të hapte ndeshjen. Më pas, në të 10-n minutë Barella shënoi një supergol pas pasimit të Pavard, duke bërë që stadiumi të shpërthente në brohorima.

Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa Marcus Thuram shënoi dy gola në pjesën e dytë për Interin, konkretisht në minutat 47-të dhe 56-të. Për 28 minuta në këtë duel luajti edhe Kristjan Asllani, duke marrë vendin e Calhanoglu.

Me këtë tri pikësh Interi ngjitet në krye të Serie A me shtatë pikë, aq sa ka edhe Torino. Ndërkohë Juventus do duhet të përgjigjet për t'u rikthyer në krye, teksa në dielën në 20:45 ka një detyrë të vështirë kundër Romës  në "Allianz".

Serie A, raundi 3

E premte, 30 gusht 2024

18:30 Venezia 0-1 Torino

20:45 Inter 4-0 Atalanta

Renditja:

Ora 22:40
VIDEO/ Interi shkërmoq 4-0 Atalantën dhe merr kreun në Serie A, Berat Gjimshiti shënon autogol

Interi është treguar i pamëshirshëm në "Giuseppe Meazza" duke mundur 4-0 Atalantën për raundin e tretë në Serie A. Dueli mes dy skuadrave zikaltër nuk ka pasur histori, me ndeshjen që u zhbllokua që në minutën e katërt.

Ishte Thuram që detyroi Berat Gjimshitin të shënonte autogol dhe të hapte ndeshjen. Më pas, në të 10-n minutë Barella shënoi një supergol pas pasimit të Pavard, duke bërë që stadiumi të shpërthente në brohorima.

Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa Marcus Thuram shënoi dy gola në pjesën e dytë për Interin, konkretisht në minutat 47-të dhe 56-të. Për 28 minuta në këtë duel luajti edhe Kristjan Asllani, duke marrë vendin e Calhanoglu.

Me këtë tri pikësh Interi ngjitet në krye të Serie A me shtatë pikë, aq sa ka edhe Torino. Ndërkohë Juventus do duhet të përgjigjet për t'u rikthyer në krye, teksa në dielën në 20:45 ka një detyrë të vështirë kundër Romës  në "Allianz".

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?