Trupat serbe të filmuara nga autoritetet e Kosovës

'Serbia ka provokuar sërish', Albin Kurti publikon fotot: Ka lëvizur trupat 50 metra afër vijës kufitare

12 Tetor, 22:26| Përditesimi: 13 Tetor, 09:15

  • Share

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti denoncoi shkeljen më të fundit nga ushtria serbe, duke thënë se ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës. 

“Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve”, shkruan Kurti. 

Ai vijon se kur ushtria serbe ka vërejtur forcat e Kosovës ka ikur me shpejtësi dhe është larguar për në brendësi të territorit të tyre.

“Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike, me institucionet e saj vigjilente 24/7, duke mbrojtur vendin e duke siguruar monitorim maksimal të situatës”, përfundon Kurti.

Postimi i plotë:

Serbia sot ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës.
Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve.

Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë.
Sinergjia ndërmjet strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe bashkëpunimi me partnerët e aleatët rajonalë dhe ndërkombëtarë, përbën garanci për sigurinë në Kosovë.

Ndërkohë, Serbia vazhdon të nxisë tensione nëpërmjet veprimeve hibride, duke synuar destabilizimin e rajonit, megjithëse hapësira për këto manovra po i ngushtohet dita-ditës.

Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike, me institucionet e saj vigjilente 24/7, duke mbrojtur vendin e duke siguruar monitorim maksimal të situatës.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sali: 13/10/2024 13:13

    Keto jane perallat e delirantit kurti per tju thene tru shpelareve kosovare.qe vetem une ju shpetoj nga serbet.

    Përgjigju
  • Fshati: 13/10/2024 08:02

    Sa paskan parë policinë e Kosovës paskan ike të tmerruar.

    Përgjigju
  • Nat: 13/10/2024 02:52

    Kosova ne NATO ose Kosova te kete drejten per ushtrine e Saj mbrojtese !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?