Sekuestrohen 2 mln € pasuri në pronësi të gruas së Admir Muratajt, që u vra në grabitjen e Rinasit! Apartament në Tiranë e Sarandë, 2 garazhe dhe tokë

12 Dhjetor 2022, 16:27| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 21:42

  • Share

TIRANË- Admir Murataj, i vrarë gjatë grabitjes së Rinasit, është rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi ditën e sotme, bashkëshortes së tij, Albanës, i janë sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë 2 mln euro. Dyshimet janë të forta që kjo pasuri që përfshin 1 apartament dhe 2 garazhe, në rrugën ‘Mihal Grameno’, Tiranë, 1 apartament në Sarandë dhe një sipërfaqe toke (pemëtore), në Mjull Bathor (pranë TEG-ut), e ka burimin nga veprimtaritë kriminale të Admir Muratajt, i vrarë në 9 prill 2019. Report Tv mëson se hetimet janë në vijim të zbuluar pasuri të tjera që 47 vjeçarja ose familjarët e saj që mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Organi i akuzës ka ardhur në përfundimin se pasuritë  nuk i përgjigjen nivelit të të ardhurave si dhe nuk justifikohen me fitimet që kanë pasur edhe nga bizneset që kanë pasur apo edhe vetë puna e kryer në periudha të ndryshme. Këto pasuri të paluajtshme, janë në zotërim të drejtpërdrejtë Albana Alidhima Murataj.

"Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga aktivitetet kriminale.  Finalizohet operacioni policor i koduar "Relative".  Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 2 milionë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u zhvillua operacioni policor i koduar "Relative".   

 Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetases A. A. (M)., 47 vjeçe, banuese në Tiranë. Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin rreth 2 milionë euro, konkretisht:  
 
•1 apartament dhe 2 garazhe, në rrugën "Mihal Grameno", Tiranë, 1 apartament në Sarandë dhe një sipërfaqe toke (pemëtore), në Mjull Bathore.  Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga bashkëshorti i shtetases A. A.(M.), shtetasi A. M., i cili ka mbetur i vrarë gjatë grabitjes së një shume të konsiderueshme parash, në Rinas, në vitin 2019.   Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar pasuri të tjera që kjo shtetase ose familjarët e saj mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë", thuhet në njoftim.

Si ndodhi grabitja e Rinasit
Në dosjen e prokurorisë, grabitja e ndodhur shpjegohet me këtë dinamikë: Më datë 09 rreth orës 15:20, në pistën e aeroportit "Nënë Tereza", RInas, Tiranë, disa persona të veshur me kamuflazh me maska dhe të armatosur kanë vjedhur sasi të mëdha parash në vlerë Euro, në momentin që do të transportoheshin me avionin e linjës "Austria Airline" në itinerarin Tiranë-Vjene.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, rezulton të ketë filluar në avionin e linjës "Austria Airline" që gjendej në terminalin e Aeroportit "Nënë Tereza", ka rezultuar se në afërsi të këtij avioni në vendin ku ngarkohen bagazhet kanë qenë dy transporter të përmasave 2.2 m që shërbejnë për të ngarkuar bagazhet e pasagjerëve.

Në vijim të veprimeve hetimore, ka rezultuar se personat e maskuar të veshur me kamuflash me anë të pincave kanë këputur drynin dhe zinxhirin e emergjencës që mbante këtë dryn ku kanë hapur portat hyrëse të anës perëndimore të emergjencës së rrethimit të aeroportit, konkretisht në afërsi të repartit të zjarrfikësit. Rezulton se personat kanë patur me vete një automjet tip furgon të makrës Volksvagen me targë AA 248KE, dhe me mbishkrimin Hetimi Tatimor. Menjëherë personat e maskuar kanë lëvizur me këtë automjet në avionin e linjës Austria Airline, kanë shkuar tek vendi ku po ngarkoheshin valixhet e pasagjerëve dhe pikërisht tek barku i avionit, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur sasi të mëdha parash në valutë euro. 

Kush ishte Admir Murataj dhe aktiviteti i tij kriminal
Admir Murataj ka qenë një prej drejtuesve kryesorë të nje grupi grabitesisht ne shtetin grek. Ai u arrestua në janar të 2013 në Greqi, i akuzuar për disa grabitje në banesa, banka dhe automjete por qëndroi në burg vetëm për 2 muaj. Emri i Admir Murataj u dëgjua për herë të parë në Shqipëri në vitin 2013 kur  së bashku me 11 shqiptarë të tjerë kryen arratisjen e bujshme nga burgu i Trikallës. Me 23 mars një grup i armatosur nga jashtë burgut, sulmuan me armë zjarri rojet duke lënë të plagosur edhe dy prej tyre dhe bënë të mundur arratisjen.

Pas arratisjes nga burgu ky grup i mirëorganizuar pjesë e të cilit  ishin Admir Murataj, Ilir Kupa Marian Kola etj, vijuan aktivitetin kriminal. Si fillim ata grabitën një tavernë dhe në largim e sipër iu kundërpërgjigjën me zjarr policisë, por të shtënat rezultuan fatale për një vajzë 25 vjecare e cila ishte kalimtare.

Më 17 qershor të 2013 do vinte një tjetër përplasje mes policisë greke dhe bandës, ku nga shkëmbimi i zjarrit humbi jetën një oficer policie, baba i dy fëmijëve, 37 vjec.

Pas ngjarjes forcat speciale janë vënë pas tyre, ku nga shkëmbimi i zjarrit  mbetën të vrarë dy prej anëtarëve të bandës. Pavarësisht se Murataj dhe grupi i tij ishin në ndjekje në 16 qershor 2013 ata guxuan  të grabisnin 1 milion euro në një bankë në Larisa, grabitje kjo që u faktua nga shenjat e gishtave të autorëve. Prej 2013, disa prej anëtarëve të këtij grupi u arrestuan, disa u vranë në përplasje me policinë ndërsa për Admir Murataj dyshohej se kishte hyrë në territorin shqiptar.

2 vjet më pas Murataj u shfaq në një ngjarje të bujshme. Më 13 shkurt 2015 rreth orës 12.30 pranë bulevardit “Zogu i Parë” nën kërcënimin e armëve bashkë me 2 të tjerë grabiti një bankë te nivelit të dytë.

Më 3 dhjetor 2015, në segmentin rrugor Qafë Kashar-Rinas,  grabiti me armë një furgon të blinduar, që transportonte një vlerë të konsiderueshme valute.

Më 9 shkurt 2017, rreth orës 12:00 dy automjete të blinduara u përballën me grabitësit në rrugën e Rinasit, që me dhunë e nën kërcënimin e armëve grabitën rreth 3.2 mln euro.

Admir Murataj ka pasur mbi 10 identitete por identiteti i tij i vërtetë është Admir Nikaj. Ishte nga Tropoja, por familja e tij jeton në Fushë-Prezë të Tiranës në një shtëpi luksoze dhe të pajisur me kamera sigurie. Admir Murataj njihej më herët nga policia, pavarësisht se aktiviteti i tij nuk ka qenë në Shqipëri.

Pasuritë e sekuestruara
Pasuri nr 3/1205+1-8. ZK 8160, apartament 108.68m2. Rruga “Mihal Grameno”. Tiranë, fituar me k/sh Nr. 6225 Rep. Nr 2871/2 Kol date 26.11.2018;
- Pasuri nr 3/1205-G8, ZK 8160, garazh 14.18 m2, rruga “Mihal Grameno”, Tiranë, fituar me k/sh Nr. 6225 Rep.. Nr 2871/2 Kol date 26.11.2018;
- Pasuri nr 3/1205-G7. ZK 8160, garazh 13.63 m2 , rruga “Mihal Grameno”, Tiranë, fituar me k/sh Nr. 6225 Rep., Nr 2871/2 Kol datë 26.11.2018;
-Pasuri nr 18/65+1-25. ZK 8642, apartament 71 m2,  Sarandë, Rruga “Butrinti”, përfituar me Kontrate Shitje; dhe
-Pasuri nr 474/7, ZK 2704, pemëtore 608 m2, “Mjull Bathore-Sauk”. Tiranë, data e lëshimit të çertifikatës 26.06.2020.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 12/12/2022 22:23

    Hahahah na mbushet mendjet... Hajde lajme hajde Jo ska mundesi I kan bere me djerse... Ne qafe pacin veten Po nuk paten bere ndonje kontrate fiktive...

    Përgjigju
  • flora: 12/12/2022 17:55

    po ndonje pal mbathje i kan sekuestruar? se ato vlejn me shum se 1 milion, hajde shtet bananesh hajde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?