‘S’do të ndalemi me rritjen e pagave për mësuesit’, Rama: Rroga mesatare e arsimtarëve 950 euro

13 Shtator, 11:21| Përditesimi: 13 Shtator, 11:50

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria nuk do të ndalet me rritjen e pagave për mësuesit. Gjatë një aktiviteti për sigurinë në shkolla ku janë angazhuar 240 oficerë sigurie në mbarë vendin, Rama u shpreh se rroga mesatare e një mësuesi është 950 euro.

'Këtë e kemi bërë duke vendosur si një objektiv strategjik të politikës sonë rritjen e vazhdueshme të pagave për mësuesit. Sot kemi arritur që pagën mesatare të mësuesve në Shqipëri ta kemi 950 euro. Është një rritje shumë domethënëse përmes së cilët ka edhe një përshkallëzim sipas eksperiencës. Ne nuk kemi ndërmend të ndalemi. Synimi ynë është që Shqipëria ka nevojë të jetë kampione në rajon me të gjitha aspektet.'- tha Rama.


Lajmi kryesor:

240 oficerë të angazhuar për sigurinë në shkolla, Rama: Janë syri dhe veshi i prindit, duhet të njohin me emër çdo fëmijë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?