Autori i dyshuar, Admir Beqiri

Sarandë/ Vrau shokun që e strehoi një vit në shtëpi, 40-vjeçari lihet në burg: Isha i dehur, s’e kam kontrolluar dot veten

10 Tetor, 13:47| Përditesimi: 10 Tetor, 13:49

  • Share

Gjykata e Sarandës, nën drejtimin e gjyqtarit Fatmir Ndreu dhe me prokuroren Armida Kaçi, ka lënë në burg Admir Beqirin, autorin e dyshuar të vrasjes së Gëzim Bizgjonit. Ky vendim erdhi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Gjashtë, ku Beqiri goditi për vdekje 65-vjeçarin Bizgjoni, pas një konflikti për uljen e zërit të muzikës.

Gjatë seancës gjyqësore, Beqiri deklaroi se ka qenë "i papërgjegjshëm për veprimin që ka kryer", duke pretenduar se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe nuk e kishte kontrolluar veten në momentin e ngjarjes.

Prokurorja Armida Kaçi theksoi rëndësinë e masës së sigurisë duke argumentuar se rreziku i përsëritjes së veprës penale dhe ndikimi i mundshëm në hetimet e mëtejshme e bën të domosdoshme mbajtjen në burg të autorit deri në përfundimin e procesit. Hetimet për ngjarjen tragjike vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e saj.

Admir Beqiri do të përballet me akuza për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Dhuna në familje”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?