Sarandë, prishen ndërtimet
pa leje në zonën turistike

9 Prill 2012, 16:06| Përditesimi:

  • Share
SARANDË – Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK), nis aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në qytetin e Sarandës. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Ekzekutimit të INUK, Arben Ndoka janë rreth 11 vendime ekzekutimi për prishje që janë marrë nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë Sarandë. Aksioni është në bashkëpunim me Bashkinë Sarandë e cila ka kërkuar dhe mbështetjen e INUK për zbatimin e ketyre vendimeve.

Inspektoriati paralajmëron lirimin e gjithë zonës bregdetare nga ndërtimet e paligjshme.
“Për INUK është e rëndësishme të sigurohet kudo zbatimi i ligjit, sidomos në zonat në të cilat në muajt e ardhshëm pritet të fillojë sesioni turistik, sic është dhe qyteti i Sarandës. Verifikime dhe në rast nevoje edhe ndërhyrje të njëjta do të ketë në ditët e javët e ardhshme në cdo zonë, ku njësitë vendore dhe autoritetet e tjera vendore kanë konstatuar ndërtime që vijnë në kundërshtim me ligjet në fuqi”, thuhet në deklaratën zyrtare të inspektoriatit.

(aq/shqiptarja.com)




  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?