Salianji lexon dëshminë e Ervin Muçës në Komisionin e TIMS: 5 pasaporta kaluan kufirin pa kontroll! Persona me rekorde kriminale i shpëtuan kontrollit të sistemit

19 Korrik, 16:46| Përditesimi: 20 Korrik, 00:10

  • Share

TIRANË - Pasaporta të dyshuara të personave me rekorde kriminale kanë kaluar pa u regjistruar në sistemin TIMS. Ky fakt është pohuar nga ish drejtori i IT në policinë e shtetit Ervin Muça përpara Komisionit Hetimor të TIMS, në dëshminë me dyer të mbyllura, por e zbardhur këtë të premte nga kreu i Komisionit Ervin Salianji:

“Në sistemin e-gate ku janë lexuar 5 numra pasaporte për favorizime personale, duke shmangur kontrollin gjatë kalimit kufitar si persona në kërkim. Kjo procedurë mund të jetë përdorur edhe për persona të tjerë me rekorde kriminale që të kalojnë sistemin TIMS, keni shkatërruar sistemin”

Salianji thotë se në dëshminë e tij, ish drejtori i IT, sot në arrest shtëpie për daljen e të dhënave të sistemit TIMS, ka pohuar përpara deputetëve se TIMS është sulmuar edhe në 2021.

“Ky thotë, për qëllime okulte me veprime dhe mosveprime kanë fshehur krimin kibernetik të ndodhur në vitin 2021. Policia dhe Ministria e Brendshme tha nuk ka patur ndërhyrje, drejtori i departamentit thotë ka patur ndërhyrje. Me memon nr. 24 13, vihet në dijeni drejtori i Policisë së Shtetit për veprimet e kundraligjshme duke ndërhyrë dhe manipuluar sistemet, kam vendosur në dijeni drejtorin e policisë që është ndërhyrë duke manipuluar sistemet."

Kreu i komisionit hetimor solli edhe një tjetër dëshmi me dyer të mbyllura, atë të Ardit Muçes, ish-përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit që deklaronte se Ervin Muça u prezantua Drejtor I IT, përpara emërimit zyrtar të tij.

Sinkron Ervin Salianji Kryetar Komisioni TIMS

"Ka ardhur zyrtari i shtetit këtu dhe e pyes unë, se ju s’kishit pyetje, për cilën arsye u hoqët nga ky pozicion. Përgjigjet Ardit Muça, drejtori i sistemeve, jam emëruar në datën 16. Janë kontradiktore dëshmitë. Ky zotëria të thotë që në datën 26 jam thirrur nga Ervin Muça, ishte drejtori, paraqitur në detyrë në datën 19 qershor, prezantuar te i gjithë stafi. Ndërsa dokumentet janë bërë në datën 27. Kush është ky njeri që bëhet drejtor pa marrë emërimin?"

Mes debateve, Komisioni Hetimor I TIMS vendosi mbylljen e hetimeve duke mos zgjatur afatin e tij, ndërsa raporti përfundimtar do të miratohet të martën, kur përfundon puna e komisionit.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • xXx: 20/07/2024 07:54

    Epo kur trashe zerin dhe ky skuthi i babales...Bir Selmani nenes ke te qaj me pare...

    Përgjigju
  • Emigranti: 20/07/2024 07:37

    O babale dy prej tyre jane te familjes berisha Nje eshte i ilir metes dhe dy te PS Tani nxurua emrat dhe shif si do hakmerren tek ty keta bosat

    Përgjigju
  • loni: 19/07/2024 21:49

    Çfar thotë ky Babalja që akoma nuk po dënohet.....fshatar me kostum...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?