Sali Berisha

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha mund të shpëtojë Shqipërinë duke mos e bashkuar partinë!

26 Mars 2022, 15:32| Përditesimi: 26 Mars 2022, 16:32

  • Share

Bashkim, Bashkim, Bashkim

- Pasi u rrahën,

- Pasi u pështynë,

- Pasi u plagosën,

- Pasi shitën njëri-tjetrin

- Pasi tradhtuan me “komshiun”

- Pasi u divorcuan me gjykatë

Kërkojnë të ri-martohen dhe bashkohen me njëri-tjetrin.

Unë nuk e besoj kurrë që një bashkim është i shëndetshëm për çiftin e “divorcuar” Basha-Berisha. Nëse divorci ishte i vërtet, atëherë krijimi i familjeve të reja do ishte shpëtim. Por, nëse divorci ishte fiktiv për letra, sa për t’ia treguar ambasadës Amerikane dhe për të justifikuar rikthimin e Berishës atëherë pse jo, vazhdo bashkohuni.

Bashkim mund të ndodh vetëm në dy raste:

1- Nëse lufta Basha-Berisha ishte lojë për të gënjyer amerikanët

2- Nëse ata që u rrahën me njëri- tjetrin janë pjesa më e pamoralshme e shoqërisë.

Unë s’dua ti besoj asnjë nga këto dy variante prandaj po analizoj faktin që:

- Lufta ishte e vërtet

- Demokratët kanë shumë moral

Atëherë nëse demokratët kanë kaq moral dhe u ndanë për një parim të rëndësishëm pse duhet bashkohen?

Pluralizmi politik mundëson që secili mund të ngre partinë e vet dhe garojë duke i dhënë oksigjen prurjeve të reja. Ajo parti u zvogëlua, duke qenë bashkë dhe jo duke qenë veç. Bashkë humbën 2013, 2017, 2021.

Gjithsesi të mos tregohemi aq naiv. Miliona çifte nuk divorcohen për shkak të pasurisë dhe Partia Demokratike, ka një hipotekë me 32 godina, 100 makina dhe një buxhet 3 milion euro në vit.

Unë kuptoj hallin e Doktorit që emrin e logos e kishte “shtëpia” sepse realisht nuk kishin as zyra dhe mbledhjet i organizonin te kafenetë e rrugicës së “Salës”.

Natyrisht pa zyra, pa logo, pa buxhet, pa logjistik nuk garonin dot me kundërshtarët, por pas këtij bashkimi askush nuk afrohet më në një familje e cila quhej: Basha-Berisha dhe tani po bëhet Berisha-Basha.

Këta po bëjnë sikur po ruajnë shtëpinë dhe familjen pasi janë bërë faqja e zezë duke nxjerrë tradhtitë e njëri-tjetrit. Pas kësaj futën në konflikt të dhunshëm edhe anëtarët e partisë.

Pafytyrësi e madhe! Në mëngjes shkojnë në gjykatë dhe pasdite në negociatë.

Çfarë do bashkojë Sali Berisha kur e ka shkarkuar kryesinë dhe gjithë drejtuesit përfshirë Lulzim Bashën, në një stadium me 5900 vota? A i shkarkove? Ku do i ngarkosh tani? S’ka bashkim me ata që dje divorcuat në gjykatë.

Çështja është që ju bashkimin po e bëni nga halli pasurisë dhe jo i Shqipërisë! Bashkim çelësash dhe bravash me pak fjalë….

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?