Berisha propozon të zhbëjë sistemin e ri të drejtësisë: SHBA e BE të heqin dorë! Të angazhojmë Komisionin e Venecias për rishqyrtim tërësor

28 Tetor, 13:04| Përditesimi: 28 Tetor, 16:37

  • Share

Tirane- Vetë nga ‘arresti shtëpiak’ ku po pret të gjykohet për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, dhe me aleatin e tij  në ‘arrest me burg’ për lobimin amerikan dhe aferën Cez- Dia, kryetari i PD-së, Sali Berisha bëri publik nismën e re: Të zhbëjë këtë sistem drejtësie të cilin e akuzon si të dhe Metën për ‘korrupsion’, gjatë kohës që kanë qenë në qeverisje.

Madje ai i bëri apel BE-së dhe SHBA-së që të mos e mbështeste më këtë drejtësi dhe gjithashtu që të “angazhohet Komisioni i Venecias për rishqyrtimin tërësor të këtij sistemi", i cili u votua në Parlament me shumicë votash edhe nga vetë deputetët e opozitës, më 2017.

“Drejtësia e re është një drejtësi e munguar për qytetarët shqiptarë. Është një degë ekzekutivi për narkoshtetin shqiptar. Ndaj PD i bën thirrje Parlamentit Europian, Komisionit Europian, vendeve partnere të heqin dorë nga çdo mbështetje e kësaj drejtësie të kriminalizuar, të kontrolluar në çdo qelizë të saj nga kreu i narkoshtetit Edi Rama dhe regjimi i tij.

Të angazhojnë Komisionin e Venecias për një rishqyrtim tërësor të këtij sistemi, në mënyrë që shqiptarëve t’u rikthehet e drejta themelore e një procesi ligjor të drejtë dhe drejtësia të nxirret nga kthetrat e politikës dhe të shndërrohet në një sistem të varur nga ligji”, tha Berisha.

Konferencën për median me video nga shtëpia e vijoi duke marrë në mbrojtje Ilir Metën  

Sulmoi dhe kryeministrin Edi Rama për takimin me shpenzime luksi në SHBA me Diasporën, sikurse akuzoi edhe kreun e SPAK, Altin Dumani, duke e cilësuar si “më kriminel nga Nuredini”.

Berisha foli edhe për protestën e ditës së nesërme (29 Nëntor), ku konfirmoi se do të vijontë mosbindja civile në të gjithë vendin ndaj kësaj qeverie dhe “Ramës si armiku më i madh i shqiptarëve”.

Ish kryeministri u shpreh se “në atë protestë shqiptarët do luftojmë për interesat më jetike të çdo qytetari shqiptar kundër një regjimi të urryer shqiptar. Mosbindja civile për dinjitetin e çdo qytetari shqiptar”.

Berisha sulmoi edhe ish-ambasadoren Yuri Kim si “bashkëautore në grushtin e shtetit ndaj opozitës shqiptare për rastin ‘non grata”. I bëri thirrje edhe SHBA-ve që të hetojnë rolin e saj në proces dhe që DASH të ndërpresë çdo ndihmë për strukturat e inkriminuara të kontrolluara nga Rama.

“...Mua më vjen keq që ju citoni korrupto-ambasadoren Juri Kim, e cila, së pari duhet të jemi patriotë, një njeri që u serviri shqiptarëve barin si diktatori Enver hoxha, tregoi një përçmim racist ndaj qytetarëve shqiptarë. Ajo është bashkëautore në grushtin e shtetit që iu bë opozitës shqiptare në një rast mbi baza kryekëput korruptive. Besoj se për ju e çdo shqiptar, sot është bërë e qartë se shkaku madhor i shpalljes non-grata të Sali Berishës qëndronte në mbrojtjen nga ai të interesave kombëtare dhe denoncimit nga ai të korrupsionit të narkoqeveritarëve shqiptarë dhe diplomatëve të korruptuar ndërkombëtarë...

Unë i bëj thirrje me këtë rast Departamentit të Drejtësisë të SHBA të ndërmarrë një hetim për rolin e saj në këto procese. I bëj thirrje Departamentit të Drejtësisë së SHBA të ndërpresë çdo ndihmë për struktura të inkriminuara në çdo qelizë dhe të kontrolluara fund e krye nga Edi Rama dhe krimi i organizuar në Shqipëri”, tha ai.

I pyetur për rastet Meta-Kryemadhi dhe deklaratën për Monikën, ku përmendi faktin se ish-kryetarja e LSI duhet të tregonte për mbi 400 mijë dollarët, ai u shpreh duke u përgjigjur vetëm për të parin:

“Së pari për Ilir Metën theksoj se prita dhe brutaliteti i urdhëruar nga Edi Rama për arrestimin e Metës s’e gjeni dot as në analet e diktatorit hoxha. Së dyti nuk mbroj asnjë akt korruptiv, të asnjë njeriu. Por ua them unë këtu, por të mos paraqesësh dot asnjë fakt dhe ta kesh pasur Kastriot Ismailin 4 apo 6 vite në burg, të kesh përdorur të gjitha metodat për t’i marrë dëshmi kundër Metës dhe ai ka refuzuar, s’ka pohuar asgjë që s’janë të vërteta, cili është ai njeri kur personit që ky akuzohej i ishte ofruar lirimin e menjëhershëm nga mercenar Dumani, nëse do pohonte edhe gjënë më të vogël. E kuptoni ça turpi drejtësie është kjo? Apo të akuzosh Ilir Metën se ke porositur një shtëpi te një biznesmen dhe ke marrë përsipër për t’i votuar një ligj, ndërkohë që ke anuluar thotë, mercenar Dumani, blerjen e shtëpisë, por ligjin e ke kaluar, duhet të kesh atë fytyrë që kanë. Ligjet s’i kalon Meta me 20 deputetë, por Rama me 67 deputetë që kishte. Ligji për të cilin dumani pafytyrësisht akuzon Metën se u kalua, çfarë fytyre kanë këta njerëz. Nuk guxojnë të thërrasin Edi Ramën për të njëjtin ligj”, u shpreh ai.

Por nuk kurseu as sulmet e hapura ndaj Altin Dumanit:

“A e kuptoni se Altin Dumani është ndofta më kriminel se Nuredini! Sepse Nuredini ka kryer vrasje, por i ka pohuar, i ka rrëfyer, i ka treguar ato. Kurse Dumani është mashtrues ordiner, njeri që fsheh krime, që përdor krime për pengmarrje, që zbaton urdhra të atyre që e kanë marrë peng. Nuk mund të imagjinohen gjëra të tilla. Çdo politikan e qytetar duhet të qëndrojë me transparencë përballë kësaj drejtësie. Krahas Nuredinit duhet të ishte dhe Altini, me qëndrimin që mban ndaj krimit me dosjet që mbyll”.

Kurse i pyetur për së dyti për çështjen Kryemadhi ai tha shkurtimisht, duke iu shmangur një përgjigjeje direkte nëse ishte lapsus apo thirrje ndaj Kryemadhit për rrëfim:

“Zonja Kryemadhi është politikane që në rininë e saj. Çdo politikan duhet të qëndrojë transparent dhe të bëjë transparencë para të gjithash publikut. Përgjigje më të mirë s’mund të ketë, kur krahasova Nuredinin me Altinin. Aa sa të thuash se Monika të kthehet në të penduar të Altinit (Dumanit)!".

Berisha theksoi më tej se bashkëpunimi me Partinë e Lirisë do vijojë, pasi janë aleatë opozitarë, kurse Ilir Metën e quajti “të burgosur politik”.

“Çoi bastardin e familjes Hoxha për ta arrestuar. Dy policë ka Shqipëria. Proda, eksponent i krimit, mbiemër të dytë ka Shullazin. Me të dhëna implikimi të thellë. Dhe më tej një nga specialistët më të mëdhenj të gjobëvënies, nga polici rrugor i gjobave, në ministër i Brendshëm”, tha ai.

Ish-kryeministri trajtoi edhe çështjen e vizitës së Ramës në SHBA, në takimin me Diasporën, ku e akuzoi për shpenzime luksi. Ai përshëndeti edhe protestën e disa mbështetësve kundër takimit të kryeministrit, teksa theksoi se “diaspora shqiptare në SHBA, me guximin e saj i rezervoi narkodikatorit ediskobar pritjen që meritonte”.

“Vetëm udhëtimin e fundit mund të ketë harxhuar edhe sa janë pensionet e mjera pensionisteve. Ku vetëm një karrige thuhet se kushtonte tre pensione e gjysmë. Pa llogaritur reklamat, që sipas burimeve kushtonte 150 dollarë për 15 sekonda dhe u mbajt në atë kullë 2 ose tre ditë. Shuma marramendëse, udhëtimet e zyrtarëve nga Tirana për të mbushur atë sallë, më e kushtueshmja. A s’e denoncoi ish-bashkëjetuesja e McGonigalit se darkoi në restorantet me të kushtueshme, 10 mijë dollarë darka”, tha Berisha.

Në fund ai bëri thirrje për protestën e nesërme 29 Tetor, duke thënë se “mosbindja civile ndaj narkoregjimit do të vazhdojë, diktatura të ardhme nuk ka, në datën 29 shqiptarët të gjithë në protestë”. “Protesta bëhet për dinjitetin e shqiptarëve ndaj këtij narkoshteti”, tha ish-kryeministri.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kari sali: 28/10/2024 19:15

    E na plasi k…. Se ca do saliu … ktij dhe atij tjetrit duhet ti hiqey dhe e drejta qe te flasin dalin ne telvizion… I bej thirje publike gjith gazetsreve dhe televizionet qe njerez si ky mos te ken as nje min vend neper televizione apo ne gazeta

    Përgjigju
  • Altin: 28/10/2024 16:12

    Po ,po. Do bejme Plepat nr2

    Përgjigju
  • Gjergj: 28/10/2024 15:58

    Matufi hajdut, pèrçarèsi dhe vrasèsi, foli. Njeriu mè i urryer nè Shqipèri, me gjithè ata hajdutè qè i shkojnè pas. Arrest me burg, do ishte masa e duhur e sigurisè pèr kètè keqbèrès dhe jo cirku qè bèn ai çdo ditè nè dritare. Palo komunist i dhjerè, i pabesè qè edhe nè shtèpinè e tij ku u lind, nuk shkon dot,,,pa marrè me vete taboret e bimbashit.

    Përgjigju
  • Welcome to Reçi: 28/10/2024 15:53

    Po mor plak matuf po…. Mjere ata qe te ndjekin ty, Se mire ti ke pjerdhur po kta qe te vijn nga mbrapa paskan qene gjith kohes te pjerdhur

    Përgjigju
  • Deni: 28/10/2024 15:53

    HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAH SKAM QESH NDONJEHERE ME SHUME NE JETEN TIME SI SOT KUR LEXOVA TITULLIN…PROPOZIM AMBICIOZ QE NA RREGULLON JETEN TE GJITHEVE NE SHQIPTAREVE…. HAHAHAHHAHAHAHAHAHAHAHAHAH TU SHTOFTE JETO O S HALE BERISHA HAHAHAHAH

    Përgjigju
    • Dakord: 28/10/2024 18:08

      Deni hallall hahahahahahahahahah

    • Deni@Mari emigrante: 28/10/2024 17:34

      Mara,nqs pyetjen ma drejtuar mua,po ! Besoj se ne shqiperi ka drejtesi dhe po vazhdon te forcohet me tej. Prandaj prej shume kohesh kam vendosur te mos e le vendin tim me shpresen e ndryshimit per mire,dhe po ndodh! Shqiperia nuk mund te mbahet pergjithmone peng i langobe politikane…edhe pak kohe dhe kasta politike do te nderrohet e tera…gjithesesi ky eshte mendimi dhe opinioni im personal,dhe pa piken e dyshimit sic them memdimin tim,respektoj dhe mendimet e te tjereve

    • Mara emigrante në Itali: 28/10/2024 16:00

      Vërtet mendon se ka drejtësi në Shqipëri?

  • Populli: 28/10/2024 15:52

    Hum hum hum ndyresira sali. Yyyy vdeksh mortaj e keqe. Drejtesis i merr te keqen me tani ri numero ditet sa te marresh denimin me varje do ishim shume te lumtur bashk me like kokmadhin

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 28/10/2024 15:39

    Është FATKEQSI për popullin që ky SHPIS hajdut i madh botror lejohet të SHFAQET si HIENË nga VILA e falur nga Tropojani-OLIGARKU NR.1 I TIJ-B.ULAJ. -Dihet tashmë botërisht se DREJTËSIA E RE do e TURPËROI FAQE PLANETIT për korrupsionin e madhor FAMILJAR & HALEATËT,Ndaj kërkon SHBËRJEN e saj,me KURSAT 6 MUJOR SI NË 1992,Pasi të korruptuarit e tij në DREJTËSINË E TREDHUR PREJ TIJ 85 % DOLËN NOKAUT NGA VETINGU.Por,në vënd që të kërkoi SEKUESTRIMIN E PASURISË SË TYRE,Kërkon ti kthej në detyra..SIGURIDHT PËR TË FUTUR NË BURG EDI RAMËN,etj SI DIKUR FATOS NANON E VILSON SHMETIN ME FIRMËN E TIJ SI PRESIDENT-FATKEQSI KOMBËTARE. -Ndaj,Sb i bën thirrje ND/KOMBËTARVE që të mos e pengoi,ndonse LIGJIN E RI E VOTOI VET NË 2016,SIGURISHT ME KOKËN POSHTË E DORËN E DRIDHUR LARTË. -REFORMA NË DREJTËSI DO BËHET SIÇ KA NISUR..DO APO NUK DO NON GRATA DERI NË ARRESTIMIN E KORRUPTUSRIT TË FUNDIT QË NGA 1992 NGA QEVERIA E PARË E PD,e cila i hapi RRUGËN HAJDUTËRISË SË PANDËSHKUAR QË ME RR.KOMBIT ME 230 MIL.$ ME FIRMËN E BIRIT POLITIKË TË TIJ-LULI BASHA..! -NON GRATA,shpif e akuzon me rrënjë e degë E.Ramën,A.Dumanin,etj pa pikën e TURPIT,pasi nuk i vjen mirë se ATA NUK I PËRGJIGJEN ME SHKRIM E ME GOJË.KJO E TMRRON ATË,SIKURSE NË TV-TV e tij 99 % NUK DEL ASNJË I PS QË TË DËGJOI PORDHËT E B..LËPIRDVE TË TIJ MJERAN,të cilët nuk po e kuptojnë se me Sb në krye të PD COPË E ÇIKË PREJ TIJ DO TË HAN BAR(Yuri Kim) -Duke e kthyer shtëpinë e falur në ZYRË TË PD,SB PARASHIKON TË QËNDROI GJAT NË TË BASHKË ME LIRINË(Sllobodankën) me nënën KOLONELE TË UZNO(SOT UDB).NDAJ SOKËLLIN SI ÇAKALLI MAJ PENXHERES ÇDO MBRËMJE,KU NGA POSHT ME SY PËRPJET TROKASIN IDHËTARËT E TIJ SI DIKUR ENVERIN,TË CILIN SB DERI NË 1990 E ADHURONTE MË SHUMË SE ÇDO ANTAR I PPSH. -Ndaj veprimet e Sb në 34 vite janë foto-kopjo të Enverit(Stalinit) sa i përket ELEMINIMIT TË KUNDËRSHTARVE POLITIKË. -SPAK+GJJKO TË SHPEITOI ARRESTIMIN & SEKUESTRIMIN E PASURIVE TË VIPAVE NË 34 VITE TË MBI 350 MILD.$ TË 46 VITEVE E NË VAZHIM.FLM REP.TV

    Përgjigju
  • Shark: 28/10/2024 14:52

    Shko more plak matuf se na lodhe, asgje ske dhene dhe asgje ske per te dhene.

    Përgjigju
    • Deni: 28/10/2024 15:59

      ai vetem ka mare pa fund…mua me mori breket dhe corapet edhe pse jane te perdorura…kriteri apo psikoza e ketij ordineri eshte vetem merr…i vetmi qellim ishte ti thante nga uria e begatia shqiptaret…edhe deri para 10-11 viteve ja doli….po te shikosh fotot se si ka qene familja me ordinere egzistuese,e si eshte tashme,nuk ka nevoje per koment…te vish nga tropoja e te zoterosh shqiperine e mesme e jugun…ka dicka qe nuk shkon…une nga shqipnia e mesme,nuk ja dola ta uzurpoj tropojen e Bajram Currin…nuk ka me ordinere…nga baba e deri tek mbesat…edhe ish kusherira-nuse

  • Tedi: 28/10/2024 14:46

    Kjo histori per drejtesine Sali efendi ka marre fund dhe nuk ka zot ta ndryshoje se USA dhe BE te dhane pushtetin dhe bere aq zullume mbi shqiitaret qe dhe ato vet habiten si nuk je ne burg per jete

    Përgjigju
  • WTF: 28/10/2024 14:33

    I eshte bere fytyra Sales sikur i ka ardh vdekja mbreme naten dhe ka ndryshu mendje e nuk e ka marre me vete, vetem sa i ka pjerdh ne surrat!

    Përgjigju
  • jani: 28/10/2024 14:26

    PASKE QENE NJE BURRE I POSHTER,,,KE VETEM HALLIN TEND,,,HAJDUT DHE KRIMINEL U BERE DHE SI HAJDUT DHE KRIMINEL DO VDESESH,,,,NUK KE SHPETIM ...ME NJE FANILJE TE DAMKOSUR SI HAJDUTE....

    Përgjigju
  • Real: 28/10/2024 14:21

    Vetem Saliu ka te drejte hahaha cfare na ka gjetur. Do kthehemi ne epoken e gurit vetem per Sali Viçidolin dhe Like Çepanin hahaha Edhe zoti eshte i koruptuar dhe narko zot sipas Sali Qametit haha

    Përgjigju
    • Dakord: 28/10/2024 15:48

      Real shyqyr që pashë një koment që e merr me gallatë se unë për vete vetëm qesh kur flet ky halabaku. Çuditem si e marrin akoma srz disa komentues. Rrjedhja e truve të kërmës është ku e ku më mirë se burgu, ashtu si legen e pafsha hahahahaha

  • Xholi: 28/10/2024 14:21

    a duhet nje amnisti penale e keshilluar me komisionin e venecias per korrupsionin ne vlera te caktuara ku dominon interesi publik, ta vendose kuvendi para ketyre zgjedhjeve ne interes te hapjes se kapitujve te negociatave per integrimin ne BE

    Përgjigju
  • Qytetari: 28/10/2024 13:48

    Mire kete komunistin e morem vesh se ka hallin e vet, po ai komunisti tjeter i rilindjes qe foli sot, cfare halli ka ai? Ke do te shpetoj ai? Lalin qe e nxorri deputet? Dhendrin qe punonte si drejtor per lalin?

    Përgjigju
  • Niku: 28/10/2024 13:40

    O Sali te zhbehet se po hetojne ty dhe Don meten per zullumet qe keni bere,,, po enderrone te hapesh shkollen e plepave dhe te vendosesh ne krye super te korruptuarin gjin gjonin....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?