'Sa të kem shpirt në trup teatri s'largohet!' Margarita Xhepa 90 vite ikonë, ditëlindja mes miqve e artistëve

2 Prill, 18:34| Përditesimi: 2 Prill, 21:39

  • Share

Mes aktorëve, kujtimeve e urimeve për një jetë sa më të gjatë, Margarita Xhepa festoi sot ditëlindjen e 90-të në një ceremoni festive të organizuar nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Vajza që erdhi nga Lushnja në Tiranë, pa pasur një ‘valixhe’ me vete, aq e varfër ishte familja e saj sot është një ndër aktoret ikonë të teatrit dhe filmit shqiptar.

Miqtë e suprizuan

“Kur sheh Margaritën dorëzohesh. Ajo është ylli botës, yll i skenës, e yll i jetës. Mbi të nuk vë asnjë. Lum ai që ka mundësi të ketë miqësi aq shumë që kam unë me te, e si di ajo me trajtu njerëzit. Unë jam e lumtur që jam mikja jote” thotë Margarita Xhepa

Të flasësh për tu është të flasësh për dashurinë. Mendoj që për breza të tërë, që kanë kaluar e që do të vijnë do të mbetesh simbol dashurie, jo vetëm për nga syri bojëqiell e flokët bjonde që pavarësisht nga mosha e koha mbeten të pandryshuara. Njerëzit harrojnë se tek artistja që ka peshën e personazheve pa fund nuk janë 100 vjet por vite pa fund, se je pjesë e memories dhe kulturës së bukurësi shqipare. Privilegj që pata rastin të punojmë bashkë” është urimi i regjisorit Kujtim Çashku.

Ndërsa aktorja Rajmonda Bulku e uron që të ketë role deri ‘në frymën e fundit'

Një ekspozitë me kostumet që aktorja ka veshur gjatë roleve të saj në teatër apo dhe foto ishte organizuar për nder të saj.

E në fund Margarita Xhepa fryu qiririn e datëlindjes së parë.

“Në qytetin tim të Lushnjes ishte zakon që nuk i festonim ditëlindjet e vajzave. Edhe djemtë e mi donin që unë ti festoja por i thoja nuk jam mësuar. Kjo është datëlindja e parë në moshë madhore” tregon ajo.

E kur kthen kokën pas kur dhimbjet gërshetohen me gëzimet’ Margarita Xhepa e ndjen veten me fat që ka pasur në jetë regjisorë që i kanë besuar asaj rolet dhe gjen rastin ti përmende një nga për t’i shprehur mirënjohje.

“Jam shumë mirënjohës regjisorëve të teatrit dhe filmit. Që nga regjisori i parë Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, Piro Mani, Viktor Gjika, Kujtim Çashku.... Jam shumë mirënjohës” thotë Margarita Xhepa ndërsa shton: Arti emancipon shoqërinë“

Teatri është pasioni dhe jeta, e për Margarita Xhepën ‘sa të kem shpirt në trup teatri nuk largohet kurrë”

Ora 18:59
Margarita Xhepa e Tinka Kurti bashkë në skenë e jetë i kaluan të 90-tat: 'E kemi marrë kadalë e kadalë'

Ata kanë kaluar bashkë një jetë, në skenë e kudo. Janë të pandara. Bashkë shkojnë kudo. Pranë i gjenden njëra tjetrës dhe në gëzime e hidhërime.

Edhe në ditëlindjen e 90 -të të Margarita Xhepës, Tinka Kurti nuk kishte si të mungonte.

I japin kurajo e zemër njëra tjetër për të jetuar më gjatë.

“Me Tinka Kurtin kemi hyrë fare të re në Teatër dhe siç duket e kemi marrë me tapi e dashur që të kalojmë dhe të 90-tat. I them Tinkës: kemi ditët e numëruara. Por Tinka më thotë:  Jo Jo, ti po deshe ik unë e kam marrë kadalë. Kadalë” tregon Xhepa duke qeshur. 

Si Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa janë ikona të reatrit dhe filmit shqiptarë dhe i urojmë një jetë sa më të gjatë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?