Lily-Rose Depp

Sa i ngjan të atit! Ja kush është vajza modele e Johnny Depp, feston sot ditëlindjen

27 Maj 2022, 20:51| Përditesimi: 27 Maj 2022, 21:18

  • Share

Aktori Johnny Depp prej kohësh është në qendër të vëmendjes për shkak të gjyqit kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard.

27 maj është një ditë tepër e rëndësishme për Depp, pasi vajza e tij, Lilly-Rose Depp feston ditëlindjen e saj të 23-të.

Lily-Rose është një aktore dhe modele amerikano-franzeze. Ajo është vajza e Depp-it dhe këngëtares franceze, Vanessa Paradis, duke e ndarë kohën e saj mes Francës dhe Amerikës.

Depp u nda nga Paradis në vitin 2012.

Vajza bukuroshe e Depp ka qenë modele e Chanel që kur ka qenë adoleshente, ajo përveç karrierës në modeling, është tepër e talentuar dhë në aktrimit, duke luajtur në disa filma të vegjël përpara se të luante role në atraksione më të mëdha si “A Faithful Man”, “The King” dhe “Dreamland”.

Lily-Rose madje u nominua për César Awards për aktoren më premtuese për interpretimet e saj në The Dancer dhe A Faithful Man në 2018.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?