Sa e justifikojnë të ardhurat stilin luksoz të jetesës? Kontrolli i pasurisë së të punësuarve do nis me 100 të paguarit nga lista e rrogave

18 Maj 2022, 15:29| Përditesimi: 18 Maj 2022, 16:42

  • Share

TIRANË- Kontrollin e pasurisë për të punësuarit qeveria do të nisë me 100 personat më të paguar, që figuruan në listën e pagave publikuar në shkelje të ligjit në dhjetor të 2021-shit.

Report TV mëson se duke filluar nga muaji qershor njësia anti-informalitet do të nisë kontrollin e pasurisë për këta të punësuar, duke vënë në peshore stilin e tyre të jetesës në raport me të ardhurat që ata marrin.

Qeveria do të bashkëpunojë me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor dhe Kadastrën shqiptare, për të marrë të dhënat mbi makinat dhe pasuritë, truall e shtëpi që disponojnë personat nën hetimin tatimor. Me këto informacione, do të ngrihet dhe regjistri i Aseteve të tatimpaguesve që do të vë në sitë edhe pasuritë e luajtshme.

Aktualisht, inspektorët tatimorë mund të vlerësojnë individët vetëm kur ka prova të evazionit nga librat dhe regjistrimet ose informacionet e palëve të treta, por me ndryshimin e ligjit për procedurat tatimore, do tu jepet kompetencë e drejtpërdrejtë për ta bërë këtë vlerësim pa indice.

Qeveria ende nuk ka qartësuar se çfarë do të ndodhë nëse nga hetimet, tatimorët dalin në konkluzionin se këta individë nuk i justifikojnë pasuritë me të ardhurat që marrin, megjithatë e mundshme është akuza për evazion fiskal.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tralala zura nje gale: 18/05/2022 19:29

    O Dede te filloje nga ju qe erdhet nga malet dhe u bete me vila dhe makina.

    Përgjigju
  • Dada: 18/05/2022 16:39

    Inspektoret te fillojn nga vetja se bejn jete luksi me makina udhetime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?