Yulia Navalnaya

Rusia lëshon urdhërarrest për Yulia Navalnaya, akuzohet si pjesëmarrëse në organizatë terroriste

9 Korrik, 21:10| Përditesimi: 9 Korrik, 21:11

  • Share

Rusia ka lëshuar urdhërarrest për Yulia Navalnayan, bashkëshorten e ish liderit të opozitës ruse, Alexey Navalny, i cili vdiq në një burg rus në Arktik shkurtin e këtij viti. Drejtësia ruse akuzon Navalnayan, e cila ndodhet jashtë Rusisë prej kohësh, për pjesëmarrje në një “organizatë terroriste”.

Në urdhër-arrestin e lëshuar nga gjykata thuhet nëse arrestohet ajo do të mbahet paraprakisht në paraburgim për 2 muaj. Navalnaya reagoi pas lajmit për urdhër-arrestin duke thënë se “Vladimir Putin është vrasës dhe kriminel lufte. Ai e ka vendin në burg”.

Kujtojmë se organizatat e Navalnyt janë të jashtëligjshme në Rusi dhe janë të shpallura “ekstremiste”. Navalnaya, ekonomiste, kishte qëndruar pranë bashkëshortit të saj i cili organizoi protesta masive në Rusi, kishte qenë bashkë me të edhe kur ai u largua nga Rusia për t’u trajtuar nga një helmim më 2021, duke e ditur se me t’u kthyer ai do të arrestohej.

Pas vdekjes së tij, Navalnaya është zotuar se do të vazhdojë punën e bashkëshortit të saj nga jashtë vendit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë: