Ka dalë para togave të zeza në Rusi, gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, pasi akuzohet për spiunazh për llogari të Shteteve të Bashkuara.
Gjyqi ndaj gazetarit u zhvillua me dyer të mbyllura në një gjykatë në Jekaterinburg, në qytetin Ural.
32-vjeçari u arrestua më 29 mars 2023 gjatë një përpjekjeje për të bërë reportazh, por u akuzua nga autoritete ruse se kishte si qëllim të siguronte të dhëna sensitive ushtarake. Gjykata ruse nuk lejoi praninë e medias, miqve apo pjesëtarëve të ambasadës amerikane në Moskë, gjatë seancës gjyqësore.
Wall Street Journal dhe qeveria amerikane kanë hedhur poshtë pretendimet e drejtësisë ruse se Evan kishte shkuar në qytetin Ural me mision spiunazhi.
Evan, i cili ka lindur në SHBA nga prindër nga ish-Bashkimi Sovjetik, rrezikon të dënohet me 20 vite burg. Deri më tani, autoritetet ruse nuk kanë shpalosur për publikun asnjë provë që vërteton akuzat që rëndojnë mbi gazetarin amerikan.
Gershkovich është gazetari i parë amerikan që arrestohet për akuzat për spiunazh në Rusi prej Luftës së Ftohtë. Ai rrezikon të dënohet me burgim deri në 20 vjet, nëse shpallet fajtor.
S.B/ReportTv.al