Rusia akuzohet se përdor urinë si armë lufte në Ukrainë! Bllokoi shpërndarjen e ndihmave humanitare

14 Qershor, 08:35| Përditesimi: 14 Qershor, 09:26

  • Share

Një grup avokatësh ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut kanë akuzuar Rusinë se i ka vrarë duke i lënë të vdesin nga uria civilët e Mariupolit si një metodë lufte gjatë rrethimit 85-ditor të qytetit ukrainas në fillim të vitit 2022.

Një dosje prej 76 faqesh e botuar dje (13 qershor) nga Starvation Mobile Justice Team e organizatës për të drejtat e njeriut Global Rights Compliance, e përshkroi këtë si "ferr në tokë" për banorët e qytetit.

Po ashtu, në dosje zbulohet se forcat ruse sulmuan sistematikisht objekte të domosdoshme për mbijetesën e popullatës civile dhe bllokuan shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Civilëve ukrainas iu ndërpre uji, energjia elektrike dhe gazi dhe kjo i detyrojë ata që të pinin nga pellgjet dhe bora e shkrirë.

Të jetuarit në këtë mënyrë gjatë rrethimit rus Nikolai Osychenko, një banor i Mariupolit e përshkroi si një përvojë të "Epokës së Gurit".

“Rusët bombarduan nënstacionin që furnizonte me energji elektrike në Mariupol më 2 mars dhe ne humbëm energjinë elektrike, dhe në të njëjtën kohë, humbëm edhe furnizimin me ujë dhe ngrohjen. Të gjithë e kuptuam se mielli është gjëja më e mirë për të pasur. Nëse keni ujë dhe miell, mund të gatuani diçka. Por pa ujë nuk mund të bësh asgjë”, tha ai për CNN.

Shkaktimi i qëllimshëm i urisë përbën një krim lufte sipas ligjit ndërkombëtar, ndërsa grupi është në procesin e paraqitjes së raportit të tyre të fundit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) si pjesë e një dosjeje më të madhe mbi përdorimin e urisë nga Rusia.

Ishte Mariupol aty ku forcat ruse kryen disa nga sulmet e tyre më famëkeqe, duke përfshirë një sulm në një maternitet dhe bombardimin e një teatri në të cilin kishin kërkuar strehim deri në 1,300 civilë, sipas zyrtarëve lokalë.

Disa qindra mijëra banorë të saj u detyruan të gjenin strategji alternative të përballimit gjatë rrethimit të Rusisë, mes furnizimeve të pakësuara dhe pengimit të ndihmës humanitare. Kjo përfshinte ngritjen e pikave ad hoc të shpërndarjes për ushqim, ujë dhe nevoja të tjera bazë.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?