Autobusi në Rusi

Rusi/ Autobusi humb kontrollin dhe zhytet drejt e në lumë, 20 veta të bllokuar nën ujë (VIDEO)

10 Maj, 16:41| Përditesimi: 10 Maj, 16:56

  • Share

Rusi – Një autobus me dhjetra pasagjerë është gjendur në ujëra e lumit Moika në Shën Peterburg.

Aktualisht po kryhet një operacion i madh shpëtimi. Mësohet se në autobus ndodheshin 20 persona.

Sipas mediave ruse, të paktën 1 person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë në gjendje kritike. Ka njerëz të bllokuar në autobus, nën ujë. Siç duket edhe nga pamjet, duket autobusi që del nga kontrolli dhe zhytet drejt e në lumë.

 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?