Një 15- vjeçar ka plagosur me thikë një 39- vjeçar me inicialet G.Gj pas një konflikti të çastit, ditën e sotme në fshatin Luar, në Roskovec.
Policia bënë me dije se ka arrestuar të miturin dhe e ka shoqëruar në komisariat, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit, ku edhe po merr ndihmën mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
S.B/ReportTv.alRoskovec/Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe shoqëron menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.
Rreth orës 16:30, në Roskovec, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 1 shtetas i mitur, 15 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. Gj., rreth 39 vjeç.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.