Rriten temperaturat, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

13 Maj 2022, 07:06| Përditesimi: 13 Maj 2022, 07:33

  • Share

Pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Sipas Meteoalb, në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të pësojnë shtim gradual duke krijuar mundësi për shira të pakët dhe të izoluar kryesisht në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior - Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

 

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?