Rriten sërish rastet me COVID-19 në 24 orët e fundit! 49 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete

13 Maj 2022, 18:07| Përditesimi: 13 Maj 2022, 18:10

  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 871 testime nga të cilët 49 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.

Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jetë, ndërsa janë shëruar 31 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,812 që nga fillimi i epidemisë.

Në të gjithë vendin rezultojnë 225 qytetarë aktivë dhe aktualisht në spital po marrin trajtim 5 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Shqipëri janë regjistruar 275,534 raste pozitive dhe 3,497 humbje jete.                    

Statistika (13 Maj 2022)

Raste të reja ditore          49

Të shëruar në 24 orë       31

Të shtruar në spitale         5

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 871

Testime totale               1,816,684

Raste pozitive                  275,534

Raste të shëruara             271,812

Raste Aktive                         225

Humbje jete                        3,497

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?