Rriten rastet me COVID 19, 44 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orë

10 Maj 2022, 16:59| Përditesimi: 10 Maj 2022, 17:03

  • Share

44 raste të reja dhe asnjë humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndëtësisë njofton se janë kryer 914 testime dhe se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 20 qytetarë në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Lushnje, Elbasan, 2 në Shkodër, Durrës, Himarë, Përmet, Tepelenë, 1 në Patos, Sarandë, Skrapar, Gramsh.

Ndërkohë, janë 209 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Janë shëruar 93 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,710 që nga fillimi i epidemisë.

  • Statistika (10 Maj 2022)
  • Raste të reja ditore 44
  • Të shëruar në 24 orë 93
  • Të shtruar në spitale 8
  • Humbje jete në 24 orë 0
  • Testime ditore 914
  • Testime totale 1,814,203
  • Raste pozitive 275,416
  • Raste të shëruara 271,710
  • Raste Aktive 209
  • Humbje jete 3,497
  • Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
  • Tiranë 116
  • Fier 27
  • Vlorë 19
  • Shkodër 10
  • Lezhë 8
  • Elbasan 8
  • Korçë 6
  • Gjirokastër 6
  • Durrës 4
  • Berat 3
  • Kukës 2

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?