Rriten eksportet e mallrave me 42 mld lekë në prill 2022! Zgjerohet deficiti tregtar në vend

17 Maj 2022, 13:33| Përditesimi: 17 Maj 2022, 18:35

  • Share

TIRANË- Muaji prill 2022 ka shënuar një rritje të lartë të eksporteve dhe edhe importeve të mallrave. Sipas INSTAT,  eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u rritur me 46,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë nëse bëhet një krahasim me muaj mars të 2022, ka pësuar një ulje me 11,9 %.

Nga ana tjetër, importet e mallrave arritën vlerën 78 mld lekë, duke pësuar një rritje me 23,7 %, në krahasim me një vit më parë dhe ulur me 6,9 %, në krahasim me Mars 2022.

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 36 mld lekë, duke u rritur me 4,6 %, krahasuar me Prill 2021 dhe ulur me 0,3 %, në krahasim me Mars 2022.

Tregtia e Jashtme e mallrave, Prill 2022

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?