Mbrëmjen e sotme në media online u raportua se në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit” në Kombinat kishte ndodhur një incident i rëndë, ku një vajzë ishte rrëmbyer dhe ishte futur me forcë në një makinë.
Kjo shkaktoi lëvizjen e Policisë së Shtetit, e cila ka reaguar në lidhje me ngjarjen. Sipas policisë janë shoqëruar dy persona çift me njëri tjetrin të cilët kanë deklaruar në polici, se kanë pasur mosmarrëveshje me njëri-tjetrin për motive xhelozie.
M.Q./ReportTv.al‘Në lidhje me një shkrim të publikuar në një portal, i cili flet për rrëmbimin e një shtetaseje, ju sqarojmë:
Me marrjen e informacionit mbi këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë angazhuar maksimalisht për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, dhe shoqërimin e personave të përfshirë.
Bazuar në inteligjencën informative është bërë identifikimi i targës së automjetit tip "Benz", dhe shoqërimi në ambientet e Policisë i drejtuesit të tij, shtetasit K. M., dhe shtetases A. C., të cilët kanë deklaruar se në Rrugën e Qelqit, kanë patur një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, për motive xhelozie.’- njofton policia.