Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Olen Cesarit, nga fëmijëria në Shqipëri tek fillimet e vështira në Itali: Gjithçka që nuk dini për mua

2 Maj 2022, 14:31| Përditesimi: 4 Maj 2022, 15:38

  • Share

Violinisti me famë botërore Olen Çesari ishte i ftuari këtë të hënë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv. Ai ka zbuluar shumë rreth jetës së tij personale dhe profesionale.

Violina ka qenë pasioni dhe profesioni i tij që në fëmijëri, madje që në moshën 3-vjeçare. Një lidhje e bukur dhe e veçantë që përpos talentit të madh që kishte, ishte e ushqyer edhe nga mamaja e tij që ishte mësuese violine. 

"Kontakti parë me violinën ka qenë 3 vjeç sepse kisha fatin të kisha mamanë violiniste dhe ajo e perceptoi që kisha vesh. Ajo e kuptoi direkt dhe e kuptoi që i biri kishte vesh. Dhe nga aty u hap një botë që nuk mbaroi kurrë, pati zgjuarsinë të më bënte të lozja me violinën, nuk ma dha si detyrë por si një lodër. Në Durrës kemi bërë koncertin e parë timin absoulut për të debutuar një pjesë kam qenë pesë vjeç tek teatri Aleksandër Moisiu, ishte një sallë për 200 veta. Pastaj kam bërë koncertin e parë recital 7 vjeç që ka qenë një orë koncert" rrëfen ai. 

Suksesi vjen gjithmonë pas një pune të vështirë. I pyetur se si e kujton fëmijërinë e tij, violinisti i njohur kujton orët e gjata që kalonte duke praktikuar violinën ndërsa shokët e tij luanin poshtë dritares me top. 

"Në atë periudhë ti nuk e kuptoje se cfarë po bëje, unë ndoshta përjetoja anën tjetër të medaljes, përjetoja faktin që nga dritarja shikoja të gjithë shoqërinë duke luajtur top kurse unë sipër duke studiuar se kisha akoma edhe dy orë violin pa mbaruar. Studioja nga 4 deri në 6 orë. Mami ishte me qetë, babi ishte strikt. Mami ka qenë gjithmonë ajo zysha, profesoresha. Kam qen shumë me fat sepse ka pasur edhe anën tjetër të medaljes kjo gjë, kemi pasur përplasje pa fund sepse mamaja ime ekzistonte dhe jetonte për muzikën klasike"

Fillimet e tij në Itali nuk kanë qenë aspak të thjeshta. Ndërsa emigroi në një periudhë të vështirë për Shqipërinë, ai rrëfen se nami i keq që krijuan shqiptarët atë kohë në itali binin si grushte mbi ata që përpiqeshin të punonin dhe të ishin ambasadorë të Shqipërisë atje. 

"Unë kam përjetuar një moment të tmerrshëm kur kam mbërritur në Itali sepse pas një viti që unë isha në Itali për studime, këtu ( në Shqipëri) shpërtheu çdo gjë. Shqipëria pas 50 vitesh burg , u hap dhe dolën të gjithë dhe nuk dolën vetëm njerëzit e mirë por edhe të këqinjtë kështu që në Itali u bë nami domethënë vitet ’90 deri në 2000, ai 10-vjeçari ishte i tmerrshëm sepse njerëzit kishin frikë të thonin që jam nga Shqipëria sepse ai tjetri ndërronte rrugën nga frika dhe ikte. Kurse ne, unë, Kledi, ishim një grup njerëzish që ishim aty, vazhdonim zanatin tonë, punën tonë dhe ne ishim ata ambasadorët që ‘e hanim grushtin nga mëngjesi deri në darkë’. Tani në këtë 10-vjeçarin e fundit, Shqipëria është bërë një vend tjetër, është bërë kozmopolitane, po pret turistat, Tirana është bërë një kryeqytet si gjithë kryeqytetet e europës"

Gjatë jetesës në Itali, në kushte të vështira, ata kishin mbetur ngushtë për para dhe nuk kishin as të blinin ushqime. Violinisti kujton nënën e tij që qante teksa i kishin mbetur vetëm dy euro dhe s’kishin me ç’të ushqeheshin.Ndaj, Oleni i ishte zotuar se do ta gjente ai zgjidhjen për t’i siguruar para familjes. 

Ishte qershor, bursa fillonte në nëntor, kishte mamanë duke qarë se kishte vetëm 2 euro në xhep skishte cfarë të më jepte për të ngrënë. Dhe unë I thash mos u mërzit se unë kam parë te kjo piazza këtu që performojnë te lokalet dhe unë shkova mora  violinën dhe filloja aty bëja koncert për turistët dhe atë u ktheva me 1500 lireta që I bie 150 euro. Bursa në muaj ishte 300 euro kështu që unë për një natë mora gjysmën e bursës duke punuar në shesh.

Për aspektin profesional ai rrëfeu se do të mbarojë xhirimet në 7 mrekullitë e botës, deri tani ka përfunduar tre prej tyre në Brazil, Kinë dhe Jordani. Ndërsa rtregoi edhe  vështirësitë që ka hasur për realizimin e këtij projekti gjigand, sidomos në anën burokratike. 

Ai është një projekt jete, mori zanafillën në Rio de Janero tek statuja Krishtit, dhe njëherë që u zhvillua ajo mendova pse mos të bëhet një projekt i vërtetë dhe është një projekt shumë i vështirë sepse flasim për 7 mrekullitë e botës.Flasim për një gjë unike dhe vetëm dokumentacionet që duhen për të marr leje, siguracionet zgjasin. Projekti brazilit  mori një muaj kohë vetëm për lejet, projekti Kinës u deshën 6 muaj për lejet, projekti i Jordanisë në Petra dy muaj, domethënë janë të komplikuara pjesa burokratike. Kjo ka ndodhur në Brazil, mbas shumë peripecive shkova tek numri tre i kishës së Brazilit dhe ai më tha ‘Pse ta jap ty unë kur këtu kam Brazilian më të famshëm dhe që do ëndërronin ta bënin këtë gjë’  dhe unë i thash’ unë po ta kërkojë, jam i pari që po të vij këtu me këtë ide’  dhe ishte shumë e komplikuar. Aty ishte 45 gradë dita në hije kurse brenda statujës mund të ketë qenë 60 gradë. kur u ngjita aty sipër, ato tapat që përdorin zjarrëfikësit për të dalë aty dhe për të pastruar dhe në atë pikë aty më mungonte oksigjeni totalisht kështu që u detyrova dhe futa hundën në një brymë sepse po vdisa për oksigjen. Kemi xhiruar nga ora 8 deri në 5, në orën 8 hapej për turistët, aty ka 30 mijë persona që futen direkt.

Këtu kemi bërë 8 km rrugë( performance në murin Kinez) për të shkuar dhe 8km për tu kthyer sepse nuk kuptohej domethënë ishte një lodhje fizike e tmerrshme, një ftohtë i paparë sepse ishte nëntor, në Pekin nëntori ishte i tmerrshëm. Unë duhet të xhiroja me këmishë , projekti ishte që të vishesha me të bardha. Kurse në Jordani jam i veshur me veshjen e tyre tradicionale, dhe ajo ka qenë eksperincë e papërshkrueshme, nuk e prisja një vend kaq tq paparë. Doja të shtoja dhe një gjë të rëndësishme, nëse Rio de Janero ishte kulti I  kristianëve sepse ishte krishti, kurse këtu ( Jordani) flitet që zanafilla e myslimanizmit fillon pikërisht në Petra sepse thonë në studimet që janë bërë kohët e fundit flitet që Meka e parë ekzistuese ka qenë në Petra.

Në total janë 7, Koloseu është I fundit sepse e kam në lagje  ndërsa tre të rradhës janë Taxhmahali në Indi, Chichen Itza në Meksikë dhe në Maçupiçu.

Së fundmi, ai u bë pjesë edhe e një performance tepër emocionale në aeroportin e Romës, si një mënyrë për tu solidarizuar me viktimat dhe ata që po vuajnë për shkak të luftës në Ukrainë. Një performancë që bëri xhiron e botës, duke u shfaqur në të gjitha lajmet.

Ajo ka qenë shumë e papritur sepse më merr ne telefon drejtori i areoportit të Romës dhe më tha ku je?  Je në Romë? I thash ‘ jo jam në Tiranë por duke udhëtuar për në Romë’ ‘ shumë bukur tha do më bësh një nder’ . Gruaja e John Lenon ka bërë një projekt që ne e kemi pranuar dhe do bëjmë një instalacion në aeroport kemi qejf që të performosh një pjesë të tyre, të Beatles. Po mirë i thash unë, vetëm? Jo tha, kemi atë shokun tënd, Erico Garetta i cili është një këngëtar që e kam prodhuar unë. Dhe ne të dy kishim pastaj pasionin  e avionave , të dy studiuam për tu bërë pilot dhe njëherë që morëm lejen e pilotave, ai e vazhdoi si karrierë dhe tani është edhe pilot linje. Kurse unë nuk largohesha dot absolutisht fare nga muzika, të behesha pilot nuk kishte asnjë lloj kuptimi.Dhe kështu ai më thotë është edhe Enrcio këtu, bëjeni ju. Kështu që unë zbres nga avioni, gjej Enricon aty dhe kështu ekzekutuam Imaginen dhe ishte shumë e çuditshme gjëja, sepse për ne ishte një solidaritet , pati një jehonë të frikshme sepse u transmetua në Londër, në aeropotin e Brukselit, Amsterdamit, në të njëjtën kohë.Dhe ka dalë në çfarëdolloj lajmi.

Rrëfimin e tij në 'Rreze Dielli' e përfundoi duke treguar edhe ëndrrën e tij më të madhe. Duke qenë se tashmë nga ana profesionale e ka realizuar gjithçka në tokë, do t'i pëlqente që të realizonte një performancë në hënë. Në një takim rastësor me Elon Musk, e ka shprehur këtë dëshirë:

Unë kam ëndrrën time i thash Elon Musk, të shkojë ti bie violinës në space, por më mirë mos të ta them ty sepse ti je nga ata që ti realizon. Dhe ai e mori konkrete gjënë dhe tha se ka një problem sepse sipër nuk ka ajër kështu që nuk vibron korda dhe nuk tingëllon por po e bëre me violinë elektrike bëhet" rrëfen ai, mes të qeshurave në 'Rreze Dielli".

 

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?