Sociale

Rrëfehet në ‘Pa Gjurmë’ i infektuari me HIV/AIDS: Infektova dhe tre ish-të dashurat e mia, tashmë jam izoluar nga bota e jashtme

1 Dhjetor 2021, 18:31| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 20:50

  • Share

I riu shkodran kaloi një natë në Tiranë me një punonjëse seksi, kur pak kohë më pas do të ndjente edhe simptomat e para, këputje trupi dhe temperaturë të lartë. Të shkuarit në spital për të kryer një vizitë rutinë do t’ja kthente botën përmbys, kur pas analizave të bëra rezultoi pozitiv. Gjatë transmetimit live, në një lidhje telefonike me moderatoren Odeta Dume, 36-vjecari pati guximin ta thoshte se pa dijeninë e tij, ia ka transmetuar virusin edhe tre ish-dashurave në qytetin e Shkodrës, me të cilat ka patur lidhje intime. 

Dy vite më parë më lindën dyshimet, pasi kur erdha në Tiranë kam patur marrëdhënie seksuale me një punonjëse seksi. Unë jam i sigurt që jam infektuar atë moment, pasi ajo vajzë shkonte me lekë dhe kishte shumë partner njëhkohësisht. Unë nuk e kam parë më kurrë atë vajzë. Unë e zbulova shumë më vonë që isha infektuar, dhe besoj që kam infektuar edhe tre ish të dashurat e mija’– shprehet i infektuari me HIV/AIDS

Nuk e kishte aspak të lehtë të vazhdonte intervistën, frikësohej mos paragjykohej nga teleshikuesit. I riu shkodran prej dy vitesh mjekohet dhe ishte izoluar nga bota e jashtme, në banesën që jeton me qira me të vëllanë. Ata janë rritur në jetimore, pasi nëna ndërroi jetë dhe babai i ka braktisur.

Tani jetoj me ilaçe prej dy vitesh. Këtë gjë nuk e kam ndarë as me miq dhe as me shokë. E din vetëm vëllai im, me të cilin jetoj në të njëjtën banesë. Jetojmë bashkë se jemi rritur jetim. Kam frikë t’u tregoj dhe jam i izoluar. Kam frikë për shkak të opinionit.’- mbyll rrëfimin e tij 36-vjeçari shkodran

 

 

Emisioni i plotë i 'Pa Gjurmë' (01.12.21)

 

 

O.D.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 02/12/2021 06:56

    Po te kishe perdorur kllufin s'do kishe infektuar te tjeret dhe s'do ishe infektuar as vete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?