Foto ilustruese

Rrogozhinë/Kishin kthyer hotelin në ‘qendër’ prostitucioni, në pranga dy vëllezër

6 Qershor, 11:30| Përditesimi: 6 Qershor, 11:36

  • Share

Dy vëllezër janë arrestuar në flagrance pasi kishin kthyer hotelin në ‘qendër’ prostitucioni në Rrogozhinë.

Policia kishte marrë informacion se ata ushtronin prostitucion në hotel.

Uniformat blu sekuestruan hotelin dhe një shumë parash e dyshuar se ishte përfituar nga veprimtaria e paligjshme.

Në pranga është vënë 62 vjeçari F. H., dhe Sh. H., 55 vjeçari Sh. H.,, të dy banues në Rrogozhinë, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", të kryera në bashkëpunim.

Gjithashtu janë arrestuar edhe dy gra të identifikuara me inicialet Q. T., 39 vjeçe dhe D. M., 30 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale "Prostitucioni", thuhet në njoftimin e policisë.  

Operacioni i koduar ‘Sunset’ u ndërmor në drejtimin e prokurorisë së Durrësit.

Lajmi në përditësim

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?