Politikë

Rithemelimi dorëzon në Kuvend projektligjin për lustracionin, Bylykbashi: Garanton hapjen e plotë të dosjeve

28 Shtator 2022, 13:58| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 17:37

  • Share

Vetëm pak javë pasi grupi parlamentar i PD, i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj depozitoi në Kuvend një projektligj për dekomunistizimin, grupimi Berisha dërgoi një tjetër projektligj për pastërtinë e figurës. 

Deputeti Oerd Bylykbashi pranon se nisma është e ngjashme me ligjin e lustracionit të vitit 2008, miratuar nga PD-ja në Kuvend, por i rrëzuar dy vite më pas nga Gjykata Kushtetuese.

Referuar përmbajtjes së projektligjit, demokratët e Rithemelimit janë kujdesur për të përjashtuar nga subjekti i veprimit të ligjit, pozicionin e sekretarëve të Partisë së Punës së Shqipërisë, post që e ka mbajtur për vite me radhë Berisha, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.

Nga ana tjetër, në projektligj janë përfshirë bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit. E nëse kjo nismë do të marrë mbështetjen e deputetëve dhe akuzat ndaj Ilir Metës si ish-spiun i sigurimit provohen, atëherë ai do të rrezikohej.

Projektligji, i depozituar në Kuvend të mërkurën në emër të Partisë Demokratike, mban firmën e vetëm 15 deputetëve të grupit parlamentar, të rreshtuar krah Berishës.

Ne e dopzitojmë me qëllim që në funksionet drejtuese të shtetit shqiptar, dhe në një seri funksionesh publike të rëndësishme, funsksionarët e lartë politikë të PP, drejtuesit e aparatit të dhunës të Ministrisë së Brendshme, Hetuesisë, Prokurorisë, Sigurimi i Shtetit dhe bashkëpunëtorët e këtij sistemi, që kanë kryer aktivitet duke dhunuar të drejtat e shqiptarëve, të mos jenë më në funksione publike. Ky është një ligj që shkon në mënyrë të plotë dhe serioze deri në fund të këtij problemi dhe bazohet te eksperienca e mëparshme dhe ligji i vitit 2008 duke u pasuruar edhe me një bazë të re kushtetuese që është neni 6/1 i Kushtetutës.

Ne gjykojmë që përputhshmëria është e plotë, sepse është e njëjta bazë kushtetuese që u përdor për të larguar kriminelët nga politika​. Baza kushtetuese është e re dhe ky do të jetë një ligj që do të miratohet me 3/5. Kemi marë parasysh një parim për ndarjen e pushtetit dhe respektimi i garancive por ashtu si ligji i dekriminalizimit zgjidhen këto aspekte. Në këtë valë debati, ne siç e kemi premtuar vijm me këtij ligj që jo vetëm garanton hapjen e plotë të dosjeve, çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë dhe hapë dosjen e vetë.

Kushtetuta e parashikon të drejtën e deputetëve për të paraqitur një projektligj dhe ne po i përgjigjemi një debati që ka një sensibiletet të shtuar dhe ne po i përgjigjëmi me një ligj të plotë, që është lustracioni. Kush ka qënë pjesë e strukturave kriminale të komunizmit, smund të marrë asnjë post publik për një periudhë të caktuar dhe ata që i kanë do të largohen.

Sigurisht që PS ky ligj i dhemb shumë, pasi dy herë e kanë goditur në Gjykatë Kushtetuese dhe do të shohim nëse do të vazhdojnë të jenë mbrojtësit e flaktë të krimeve të komunizmit siç kanë qënë deri më sot dhe do të dalë qartë hipokrizia e këtyre propozimeve që kanë deri tani në parlament", tha ai.

(Kliko këtu për projektligjin për lustracionin)

 

(Kliko këtu për relacionin shoqërues të projektiligjit për lustracionin))

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?