Protesta e 11-të/ Një grusht njerëzish të Rithemelimit para bashkisë! Djegin goma, policia i fik me ujë! Spraj protestuesve, Balliut e Nallbatit t'i largojë

10 Qershor, 08:17| Përditesimi: 10 Qershor, 21:46

  • Share

Tirane - Në protestën e 11-të, militantët e Rithemelimit u pakësuan sërish dhe vetëm një grusht i vogël njerëzish ju përgjigj thirrjes për të protestuar sot paradite kundër Bashkisë së Tiranës.

Skenari ishte po i njëjti: Një grumbull gomash që digjet, me të vetmin ndryshim që policia i përgjigjej çdo tentative për flakë, me fikëse zjarri

Në drejtim të efektivëve të policisë, disa herë u qëllua me vezë.

Të vetmet momente tensioni, ishin dy episode kur protestuesit hoqën disa blloqe betoni dhe muret metalike rrethuese si dhe tentuan të çanin kordonin e policisë. Në këtë moment, forcat e rendit ndërhynë me spraj djegës.

Në mungesë të Tedi Blushit, Klevis Balliu ishte i vetëm në aksion, ndërsa u lëndua nga spraji i hedhur në drejtim të tij. Edhe drejt Nallbatit u hodh spraj pasi ai goditi me shkelm një efektiv.

Argita Malltezi nuk mungoi as në këtë protestë, bashkë me Flamur Nokën, i cili gjithsesi qëndroi më i distancuar.

Gjatë protestës u shënua edhe një episod, ku protestuesit u përplasën me njëri-tjetrin për rradhën e fjalës, teksa në podium pritej të ngjitej Adriana Kalaja.

"Ne i kemi dhënë besën e fjalën Sali Berishës! Do të qëndrojmë në këmbë derisa të jetë në krye tonë" thotë Adriana Kalaja e cila merr dhe lejen në Polici për protestën.

Ndërkohë me mikrofon vijonte të nxiste ata pak militantë të dhunojnë:

'Bravo njërez të lirë! thotë ajo 

Pas një ore protestuesit u shpëndanë me thirrjen për një tjetër grumbullim të mërkurën e ardhshme.

Për shkak të protestës pati devijim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye u sugjerua që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Ora 17:37
VIDEO/ Protesta e Rithemelimit, momenti kur deputeti Bledion Nallbati godet me shkelm policin, ia kthen me spraj

Në protestën e sotme të Rithemelimit para bashkisë skenari ishte i njëjtë: Do të digjeshin gomat, por policia kishte marrë masat, reagonte menjëherë me fikëse zjarri.

Reagimi i policëve shtoi mllefin te protestuesit dhe deputetët, të cilët u përplasën edhe fizikisht me uniformat blu, por u përballën me spraj.

Në video është momenti deputeti Bledion Nallbati godet me shkelm efektivët dhe si përgjigje ata i hedhin spraj.

Ora 13:26
FOTO/ Protesta para bashkisë, Argitën e lënë vetëm! Klevis Balliu vesh bluzën e Sali Berishës përplaset me policinë për të

Vajza e ish kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ishte sërish sot në protestën e thirrur nga Rithemelimi para bashkisë së Tiranës.

Por protestuesit çdo ditë e më shumë ndërgjegjësohen se qëllimi i vërtetë i protestave është shpëtimi i familjes Berisha, prandaj cdo ditë e më shumë janë edhe më të pakët.

Sot Argita Malltezi u la e vetme edhe nga protestuesit.

Vajza e ish kryeministrit ishte veshur me bluzë të bardhë, ndërsa bluzën e stampuar me foton e kryeministrit, e kishte veshur ish-deputeti Klevis Balliu. Ky i fundit dhe ligjvënësi demokrat, Bledjon Nallbati u përplasën me policinë para Bashkisë Tiranë.

Teksa janë shtyrë me efektivët në përpjekje për të çarë kordonin policor në drejtim të tyre është hedhur spraj.

Te pranishëm në protestën e sotme kanë qenë dhe disa deputetë të tjerë mbështetës të Sali Berishës i cili prej dhjetorit 2023 vijon të jetë i burgosur në shtëpi.

 

Ora 12:43
VIDEO/ Protesta e Rithemelimit, Kalaja nxit militantët të godasin policinë: Bravo! I kemi dhënë besën Sali Berishës 

Adriana Kalaja nxit protestuesit në veprime të dhunshme.

Edhe pse leja në polici për protestën para bashkisë së Tiranës merret për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, qëllimi është tjetër

"Ne i kemi dhënë besën e fjalën Sali Berishës! Do të qëndrojmë në këmbë derisa të jetë në krye tonë" thotë Adriana Kalaja e cila merr dhe lejen në Polici për protestën.

Me mikrofon Adriana Kalaja vijon të nxisë ata pak militantë të dhunojnë

'Bravo njërez të lirë! thotë ajo 

Ora 11:24
Protesta para Bashkisë së Tiranës, militantët e Rithemelimit dhe PL grumbullojnë gomat për t’i djegur

Rithemelimi dhe Partia e Lirisë po mbajnë protestën e radhës te Bashkia e Tiranës.

Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Shqiptarja.com, militantët e Rithemelimit duken teksa grumbullojnë gomat për t’i djegur para bashkisë.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jimmy: 11/06/2024 04:29

    Po kjo llapaqene femer!nuk ka ligj per kete shkarravine femer per kete idiote????!nuk ja hodhen kesaj ate gazin ta cmontonin kete travesty femer!

    Përgjigju
  • Bogdan: 10/06/2024 17:58

    Mire ja boni!!! Dhe me ne fund e shofim policat me bombolat kunder zjarrit!! E lane name!

    Përgjigju
  • luan: 10/06/2024 13:35

    Ku eshte deputet Klevis Balliu ????

    Përgjigju
    • Baba: 10/06/2024 15:28

      Luan si mi ik tani

  • Ketamine: 10/06/2024 09:47

    Keta me shume dem I bejne vetes tyre dhe partive dhe u bejne qefin antishqiptarve kur shikojn te tilla skena.

    Përgjigju
  • XHA JAHO: 10/06/2024 08:27

    Zhdukeni nga bashkia ate zhuls kryetar bashkie. Ai meriton te jete ne burg bashke me 5 D e krijuar prej tij.

    Përgjigju
    • Timi: 10/06/2024 17:06

      Pse vetem Saliu po Ramushin Erjon fikun Mulin

    • Xha Taqi: 10/06/2024 16:44

      Keta te PD-se nuk e kuptojne,se duke bere gjithe kete rremuje vetem largojne njerez nga vetja.Si nje njeri qe kam votuar per PD-ne e shoh te neveritshme kete rruge te shemtuar djegjesh(qe ndotin ajrin e plot qytetareve dhe is herbejne vetem qellimeve te familjes Berisha).Mjaft me duke mbrojtur Berishen!Mjaft me noken,Balliun plehre dhe te shemtuar dhe pjese e nje familje hajdute te nje kompanie te krijuar nga Babai.Mjaft me Blush servilin e Ilirit dhe psikopaten Kalaja.Or Belind!Kisha mendim tjeter per ty deri para pak kohe dhe te votova per Tiranen,por ti qenke nje bythelepires i familjes se shemtuar dhe hic fare i zgjuar.Shkolla ne USA paska qene shkolle koti,sepse nuk te paska edukuar dhe ngritur intelektualisht,por te ka len ai qe ke qene,servil dhe bythelepires si shume shqiptare te tjere perfitues.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?