Rikthehet sonte 'Repolitix', çdo të martë e të mërkurë në 21:00 në Report Tv! Në fokus aktualiteti dhe ngjarjet kryesore të ditës

3 Shtator, 16:17| Përditesimi: 3 Shtator, 19:24

  • Share

Rikthehet sonte sezoni i ri i emisionit Repolitix. Aktualiteti, politika, kronika apo dhe temat e nxehta që kanë impakt të drejtpërdrejt tek publiku do të jenë edhe këtë sezon në fokus të emisionit Repolitix çdo të martë dhe të mërkurë ora 21:00.

Në emisionin e parë do të trajtohet fenomeni i dhunës dhe krimit të pasionit. 6 raste në pak ditë të dhunës ekstreme me motive kryesisht xhelozie kanë tronditur opinionin publik.

Cilat janë shkaqet e vërteta të krimit të pasionit dhe si mund të parandalohet? A përbën krimi i pasionit një fenomen shqetësues për shoqërinë tonë ?Për të gjitha këto tema na ndiqni sonte me një panel ekspertësh në Repolitix ora 21:00.

Krimet e pasionit dhe xhelozia që vret
 
Tiranë, Komuna e Parisit
 
Polici Erion Goxhara qëlloi me armë zjarri dhe plagosi 45-vjeçarin inxhinierin e ERE-s Lorenc Kosta në 19 gusht në zonen e Komunës së Parisit. Sipas dosjes hetimore inxhinjeri I ERE kishte pasur marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij.
 
Tiranë, Astir 
Darment Keli godet me thikë duke i shkaktuar vdekjen Amarildo Hoxhallarit pasditen e 24 gushtit në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas autorit ai e ndërmori aktin se ky i fundit i ngacmoi të dashurën.
 
Tiranë, Kodra e Diellit 
Motrat Antonela dhe Mariela Berishaj dhunojnë blogeren Klea Prenga me sende të ftohta mbrëmjen e 6 gushtit 2024. Sipas hetimeve, shkak për ngjarjen e dhunshme mund të ketë qenë dyshimi se vajza të kishte një lidhje me partnerin e një prej motrave.
 
Korcë

Melisa Trëndafili, u dogj nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci, Bledar Trëndafili i ka telefonuar Melisës duke i kërkuar të dalë nga banesa për të sqaruar diçka, shumë metra poshtë banesës që ajo kishte marrë me qira dhe jetonte me fëmijët e saj. Ngjarja ndodhi në 31 gusht.
  
Maliq 
Sërish rast dhune në familje. Një grua është dhunuar me grushta nga bashkëshorti Emanuel Zyfi dhe vjehrri,Trëndafil Zyfi . Policia ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës. Ngjarja ndodhi në 1 shtator në banesën e ciftit dhe dyshohet për shkaqe xhelozie.

 
Tiranë

Të shtunën e 31 gushtit , Eranda Sina 33 vjece ka lënë një takim me partnerin e saj në afërsi të Urës së Institutit, dhe në vendtakimin e caktuar, kanë shkuar dy persona të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit. Dyshohet se shkak të këtë qenë mospranimi I gruas me kërkesën e burrit për tu ndarë nga 33 vjecarja.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?