Bashkia e Tropojës

Rexhë Byberi në arrest shtëpie, zgjidhet kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tropojës

17 Shtator, 14:51| Përditesimi: 17 Shtator, 14:52

  • Share

TROPOJË- Zyra Ismalaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Tropojë pasi Rexhë Byberin u lë në masën arrest shtëpie.

Rexhë Byberi kryebashkiaku i Tropojës është vendosur në masën arrest shtëpie nga GJKKO me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Nën të njëjtën masë është edhe zv/kryetari Abedin Kërrnaja. Zyrtarët akuzohet për shpërdorim detyre ku në bashkëpunim, kanë shkelur ligjin në për ndërtimin e dy rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 277 milion lekë.

Sipas SPAK, kryetari i Bashkisë dhe nënkryetari gjatë procesit për hapjen e dy rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak nuk kanë bërë aplikimin në sistemin elektronik e-leje për të marrë lejen e ndërtimit pasi të ishte verifikuar dokumentacioni. Ata kanë zbatuar projektin në shkelje të ligjit duke shkatërruar pronën dhe prerë pyjet në mënyrë të paligjshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?