VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët e bizneset në Sarandë, qytetarët dhe pronarët bëjnë thirrje për ndërhyrje

13 Shtator, 11:37| Përditesimi: 13 Shtator, 12:09

  • Share

Investimet e reja të kryera në shëtitoren e Sarandës, si dhe investimet këtë vit në disa prej rrugëve kryesore në qendër të qytetit, janë mirëpritur nga banorët dhe turistët që shijojnë bukuritë e zonës.

Megjithatë, pas këtyre përmirësimeve infrastrukturore fshihet një problematikë e vazhdueshme që po shqetëson qytetin: çdo herë që bie shi, ujërat e shiut përzihen me kanalizimet e ujërave të zeza, duke krijuar një situatë kaotike.

Në fillim të shtatorit, gjatë dy ditëve me reshje të dendura, janë raportuar përmbytje në disa pjesë të qytetit, përfshirë edhe shëtitoren, një nga zonat më të frekuentuara nga vizitorët. Ujërat e përzier kanë dalë nga kanalizimet, duke përmbytur rrugë dhe disa biznese në afërsi.

Bizneset, të cilat janë shtylla kryesore e ekonomisë lokale, kanë pësuar dëme të konsiderueshme, përfshirë përmbytjen e magazinave dhe shkatërrimin e mallrave.

Pavarësisht investimeve të herëpashershme në infrastrukturë, problemi i kanalizimeve të ujërave të shiut dhe atyre të zeza mbetet ende i pazgjidhur. Sistemi  i kanalizimeve duket se nuk përballon dot sasinë e reshjeve dhe as nuk ka kapacitetin për të ndarë ujërat e shiut nga ato të zeza, duke e përkeqësuar situatën sa herë që ka reshje të mëdha.

Qytetarët dhe pronarët e bizneseve po bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia e Sarandës dhe institucionet përgjegjëse për përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve. Ata kërkojnë që investimet të përqendrohen në ndarjen e sistemit të kanalizimeve të ujërave të shiut nga ato të zeza, si një zgjidhje afatgjatë që do të shmangë përsëritjen e përmbytjeve dhe ndotjes së shëtitores e rrugëve të tjera kryesore.

"Është hera e 3 që më përmbytet dyqani. Dëmet janë të pallogaritshme duhet që të bëhet një inventar total. Po frika është se do të bjerë prap shi dhe do të përmbytet prap dyqani dhe biznesi ka vajtuar për dreq”, tha pronari i një dyqani në Sarandë për Report Tv

Ndërsa sezoni i reshjeve pritet të përkeqësojë situatën, është e nevojshme që institucionet të reagojnë sa më shpejt për të shmangur pasojat e mëtejshme. Kjo ështënjë emergjencë që kërkon vëmendje dhe investim serioz.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/09/2024 02:18

    3 here permbytur e nuk nxorre mesim?! Mos vendosni mallra direkt ne dysheme!

    Përgjigju
  • Deti: 13/09/2024 16:28

    Epo kot nuk eshte 5 mije euro metri,se ne dimer saranda behet su venezia.

    Përgjigju
  • Barboni: 13/09/2024 11:56

    Shteti ka fajet e tij por fajin me te madh e kane njerezit qe ndertojne pa kriter duke bllokuar tubacione dhe rruge pastaj kerkojne ndihme nga shteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?