Report Tv sjell videon e re, momenti kur i riu dhunon policin në Ksamil! Kundërshtoi gjobën edhe pse kishte ndaluar gabim! Babai tetraplegjik: Po më merrte mua

19 Gusht, 13:36| Përditesimi: 19 Gusht, 14:39

  • Share

KSAMIL- I riu Lilo Mera, banor i Ksamilit parkoi makinën para biznesit të tij në rrugën Ksamil-Butrint dhe goditi policin e Rrugores, Ardit Kulla, i cili e gjobiti me 3 mijë lekë të reja për parkim të gabuar. 26-vjecari është arrestuar për kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë, ndërsa Report Tv ka siguruar pamjet e gjithë skenës së dhunshme! Data shënon 17 gusht, ora 18:25! Sapo sheh policin e rrugores duke vendosur gjobën, Mera del nga dyqani i tij dhe debaton i indinjuar për gjobën, por pa tentuar të lëvizë makinën.

Me pas nga dyqani me produkte plazhi në pronësi të familjes Mera, del nëna e tij, e cila shtyn efektivin. Këtu shihet 26-vjecari i cili e godet me grusht efektivin dhe konflikti zgjat 3-4 minuta, derisa ndërhyjnë persona të tjerë për ti ndarë. Ndërkohë, i ati Sinan Mera tenton ta marrë në mbrojtje duke thënë se është tetrapelgjik dhe i biri do e transportonte në shtëpi.

““Quhem Sinan Mera dhe jam tetraplegjik s'lëviz dot as këmbë as duar. E mora djalin në telefon, sepse pa djalin dhe gruan unë nuk hipi dot në makinë. Sa erdhi djali ndaloi makinën më mori me karrocë, sa hyri djali brenda policia i vendosi gjobën. Djali i tha çfarë po bëni, se kam një të sëmurë po e çoj në shtëpi, ai thotë as nuk më intereson fare se çfarë ke ti. Në këtë moment e pashë që po debatonin dhe i them gruas që t’i flasi djalit. Në nerva e sipër gruaja i thotë ik me gjithë ato letra ato, gjoba dhe në këtë moment ai kapë përdore gruan, i hedh dorën te bluzja në grykë dhe në këtë moment djali u hodh për t’i ndarë, se nuk mund të pranojë që të kapë gruan", shprehet Sinan Mera.

I përfshirë në ngjarje ka qenë edhe vëllai i tij, i cili është shoqëruar në polici. Por megjithatë babi shprehet se djalin tjetër e kanë arrestuar kot.

"Çuni i madh nuk ka qenë fare, e kanë marrë brenda kot, djali tjetër u dorëzua vetë. Djalin kur e pashë që kishte dalë në kërkim thashë ta dorëzoj se nuk ka bërë ndonjë krim. Te shtëpia kanë vajtur për kontroll, çfarë do të kontrollojnë, për çfarë arsye, le të më vijë në të më thonë mua nëse merren me mua nëse merrem me diçka se kam dëgjuar se thonë se lajmë paratë.

Unë kam marrë njëqind mijë euro kredi. Jo po Ksamili këtu e ka para, të vemë t’i rrjepim ksamiliotët”, shton ai.

Megjithatë kundërshtimi me dhunë i efektivit te rrugores për gjobën nuk e justifikon veprimin e të riut, Lilo Mera i cili kishte bllokuar rrugën dhe trotuarin në një segment rrugor ku nuk lejohet qëndrimi dhe nuk ka tabelë për tetraplegjikët.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nardi: 19/08/2024 15:34

    Goditja e policit është gabim!por pse nuk e meritojnë disa policë për ti goditur me sjellet arrogant te tyre sikur janë zeusi jo polic!Potë ishte ndonjë gangster i Lagjes polici dotë kalonte pa e vënë re fare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?