'Mashkull, femër apo të tjera' Report Tv siguron pyetësorin e OSBE-së me 29 pyetje për Kuvendin, deputetët pyeten edhe nëse ngacmojnë seksualisht stafin

25 Tetor, 16:44| Përditesimi: 25 Tetor, 16:52

  • Share

Tirane- Ditën e enjte (24 tetor 2024)  në e-mailet e deputetëve dhe të stafit të Kuvendit mbërriti një pyetësor. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe Zyra e OSBE-ODIHR u kërkoi ta plotësonin këtë sondazh konfidencial, qëllimi i të cilit është të formulojë rekomandime për të përmirësuar ndjeshmërinë gjinore brenda parlamentit.

Pyetja e parë me të cilën u përballën deputetët ishte përkatësia gjinore, duke ofruar edhe opsionin ‘Tjetër’ krah atyre Mashkull apo Femër. Dhënia e mundësisë për të zgjedhur gjininë “tjetër” u konsiderua nga mjeku që mban mandat deputeti në PD, Tritan Shehu, një provokim fyes. Ndërsa ish deputetja e LSI, Silva Caka e ngriti këtë çështje në një protestë të opozitës.

"OSBE na pyet çfarë jemi, shqiptarët nuk janë pederasta' thotë Silva Caka

 Zyra e OSBE-ODIHR u pyet nga Report TV mbi këto zhvillime, por nuk komentoi. Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë, tha se pyetësori është standard dhe është përdorur edhe më herët, dhe se ky sondazh edhe për deputetët në Maqedoni, Mal të Zi, Maltë, etj

Ndërsa Daniela Kalaja, profesore në Fakultetin e Shkencave Sociale, e konsideroi të papranueshëm reagimin e deputetit Shehu.

“Këta njerëz ekzistojnë, nuk mund t’u mohojmë të drejtën të shprehen ashtu siç ndihen. Kjo histeri nuk përputhet me konventat dhe strategjitë që Kuvendi dhe Shqipëria kanë përqafuar. Edhe nga ana biologjike, ka njerëz të lindur interseksualë. Duhet t’ua mohojmë atyre të drejtën të shprehen?” komenton Daniela Kalaja, Profesore e Shkencave Sociale

 

Sipas ekspertes për çështjet e diversitetit, mundësive të barabarta dhe përfshirjes sociale, personat që e gjejnë veten jashtë ndarjes tradicionale gjinore, nuk shtohen kur ne i pranojmë.

 Nuk është se ne po i pranuam, po ju dhamë të drejta, ata do të shtohen dhe do të vrasin mazhorancën ekzistuese. Ata janë aq sa janë. Reagimi i tillë për qëllime politike nuk i nderon ligjvënësit, të cilët do të kisha dashur t’i shihja të shqetësuar më shumë për korrupsionin, sesa për një kuti të vogël aty në një formular”.

Në pyetësorin e siguruar nga Report TV, deputetët marrin 29 pyetje. Mes tyre edhe një çështje sensitive: ajo për ngacmimet seksuale në parlament. Si ligjvënësve, ashtu edhe stafeve të tyre ju kërkohet mendim nëse deputetët i trajnojnë stafet me respekt dhe pa ngacmime seksuale. Socialistët nuk kanë bërë ndonjë koment në raport me ketë sondazh.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 25/10/2024 22:41

    Sa poshtë keni ra, ju keni integritet të lartë osbe sduhet të fusë hundët aty ku nuk ba, mos e lejoni këtë.

    Përgjigju
  • Dani: 25/10/2024 21:01

    Cdo njeri ka te drejte te flasi e reagoje kur shfaqen raste te tilla me plotesim formularesh per qellime e interesa per me shume fonde, por me tendecen per perhapjen e ideve e rrymave anti njerezore. Profesorja ka interesat e saj ne kete mes dhe me e papranueshme fakti qe shkruan per ceshtje biologjike ku vete sociale ka studiuar dhe ate meson auditoreve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?