Godina e re e Report Tv

Sociale

Report Tv çel dyert e ‘shtëpisë së re’, me qëllimin e përhershëm për të sjellë të vërtetën me çdo kusht

25 Shtator 2022, 15:03| Përditesimi: 26 Shtator 2022, 18:43

  • Share

TIRANË- 25 shtator 2022, kjo datë është një moment shënjues për historinë e Report Tv, ku pas 10 vitesh sot ka hyrë në një “shtëpi të re”, një investim i jashtëzakonshëm në infrastrukturë, por me mision të njëjtë,  “për të thënë të vërtetën me çdo kusht”. Sot në orën 10:00, gazetari Andi Kapxhiu iu drejtua shikuesve besnikë të televizionit tonë nga një studio e re, që reflektonte punën e palodhur në prapaskenë të të gjithë punonjësve për më shumë se gati 2 vitesh.

Godina e re, tashmë është përfunduar dhe çdo emision do të vijë me ambiente të reja që janë konceptuar dhe janë vënë në zbatim vizualisht me fjalën e fundit të teknologjisë. 

“Në emër të stafit drejtues dhe të gjithë kolegë kam nderin dhe privilegjin t’ju komunikojë se sot ju flas nga studiot e reja të Report Tv. Nga shtëpia jonë e re që do të jetë edhe shtëpia juaj. Një investim i jashtëzakonshëm me qëllimin kryesor për të realizuar mision tonë për të vërtetën me çdo kusht për të qenë të paanshëm dhe gjithmonë në shërbim të qytetarit”, ishte ky mesazhi i Andi Kapxhiut në nisje të transmetimit live.

Kjo e diel vijon me edicionet informative për të sjellë në kohë reale çdo zhvillim të aktualitetit, teksa të hënën do të startojë edhe sezoni i ri televiziv, me shumë risi, jo vetëm në formë, por edhe në përmbajtje, ku shtylla kryesore të do jetë pikërisht cilësia.

Ëndrra e cila nisi me sakrificë dhe punë 10 vite më parë nga botuesi Carlo Bollino me krijimin e Report Tv, sot sheh realizimin e një hapi gjigand, drejt përmbushjes së qëllimit për t’i dhënë shqiptarëve një dritare të së vërtetës, ku interesi publik është misioni i vetëm.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ina: 26/09/2022 08:25

    Urime te sinqerta. Mision i veshtire ,Meritoni respekt per korrektesine e percjelljes se lamit

    Përgjigju
  • Xyz: 25/09/2022 21:35

    Urime!

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 25/09/2022 20:33

    Urime më të përzëmta për REPORT Tv një televizjon tepër korekt. Zoti Karlo Bollino një zotni i vërtet. Respekt.

    Përgjigju
  • redi: 25/09/2022 19:24

    Urime Report tv per shtepine e re . E meritoni se ju perconi lajmin e sse vertetes dhe keni respektin e shumices . Kho duhet te jete media e sotme

    Përgjigju
  • Kistra: 25/09/2022 17:44

    Urimet me te mira per ju! Gezuar Report Tv! Bravo e faleminderit Carlo!

    Përgjigju
  • A. N.: 25/09/2022 17:42

    Gazete tejet e shkelqyer cila nuk zhgenjehu keto 8 vitet e fundit.

    Përgjigju
  • Tino: 25/09/2022 17:19

    Ju ne fakt shquheni qe thoni gjithmon te verteten dhe vetem te verteten

    Përgjigju
  • Ardit: 25/09/2022 16:52

    Bravo Carlo.

    Përgjigju
  • LORA: 25/09/2022 16:19

    GEZUAR shtepine e re Repor Tv. Jeni ne balle te informimit mediatik te besushem ne Shqiperine tone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?